Amir Rrahmani

Manchester United pas Rrahmanit? Napoli 'blindon' kapitenin e Dardanëve

8 Maj 2023, 16:14
  • Share

Amir Rrahmani dhe Napoli pritet ta zgjasin bashkëjetesën deri në verën e 2027. Mediet në Itali bëjnë me dije se mbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës ka pranuar të rinovojë kontratën, që skadonte pas një sezoni. Veç viteve të shtuara, edhe paga e Rrahmanit pritet të shkojë në 2.5 milionë euro.

Së fundmi, po përtej Adriatikut njoftuan se Manchester United në Angli ishte i interesuar për një nga dy qendërmbrojtësit e Napolit, mes tyre edhe Rrahmani. 29-vjeçari zhvilloi një sezon për t'u mbajtur mend në Serie A, me Napolin që pas 33 vitesh u shpall kampion i Italisë.

26 ndeshje dhe 2 gola në koleksion për ish-mbrojtësin e Partizanit, që është mishërimi i punës dhe sakrificës për suksesin në sport. I dalë nga moshat e Drenicës, Rrahmani ra në sy te Partizani në Superligë, teksa kaloi më pas në Kroaci dhe më tej në Serie A me Veronën dhe Napolin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?