Pronari i ri i Manchester United, Sir Jim Ratcliffe ka vendosur të pushojë edhe 200 punonjës të tjerë për shkak të humbjeve të klubit, si dhe të bëjë ndryshime në shpenzime.
'Djajtë e Kuq' kanë qenë në humbje financiare për pesë vite radhazi dhe vendimi i Ratcliffe për të pushuar nga puna 250 punonjës vitin e kaluar, përfshirë legjendarin Sir Alex Ferguson, nuk ka dhënë fryte.
Gjithashtu, Ratcliffe ka vendosur të mbyllë mensën për stafin e klubit dhe në vend të kësaj do t’u ofrohet punojësve fruta falas, masë e marrë kjo për të ulur kostot e shpenzimeve.
Vetëm lojtarët do të kenë të drejtë të hanë me shpenzimet e klubit, ndërsa të gjithë punonjësit e tjerë, përfshirë trajnerin Ruben Amorim, u lejohet të hanë supë dhe sanduiçe me shpenzimet e klubit.
Siç llogaritet nga kontabilistët e Man. United, klubi do të kursejë më shumë se një milionë euro në vit me këtë vendim.
Komente
