Ndeshja Manchester United-Bournemouth

Sport

Manchester United rikthehet tek fitorja, merr fitoren e tretë radhasi, shkëlqen Pogba

30 Dhjetor 2018, 19:50| Përditesimi: 30 Dhjetor 2018, 19:45

  • Share

Skuadra angleze e Manchester United ka shënuar fitoren e tretë me radhë nën menaxhimin e trajnerit të ri Ole Gunnar Solskjaer, pasi ka mundur me rezultatin 4-1 Bournemouthin.

United është rikthyer tek fitorja që prej shkarkimit të trajnerit Jose Mourinho në fillim të këtij muaji.

Goli i parë u shënua në minutën e 5’ të ndeshjes Pogba shënoi për 1-0, ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 33’.

Dy golat e tjerë u shënuan në minutën e 45-të nga Marcus Rashford kurse i fundit për United, Nathan Ake nga radhët e Bournemouthit shënoi golin e vetëm pak çaste pas golit të Rashfordit.

Pas pushimit 15-minutësh, golin e fundit e shënoi Romelu Lukaku në minutën e 72’ të ndeshjes.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?