Manchester United ka shkarkuar trajnerin Erik ten Hag pas fillimit zhgënjyes të sezonit të klubit.
United rrëshqiti në humbjen e katërt në Premier League këtë sezon të dielën me West Ham United dhe u pozicionua në gjysmën e fundit të tabelës.
Ekipi ka fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit.
Në një deklaratë të klubit thuhej se “Erik ten Hag ka lënë rolin e tij si menaxher i ekipit të parë të Manchester United”.
“Erik u emërua në prill 2022 dhe e udhëhoqi klubin drejt dy trofeve vendase, duke fituar Kupën e Ligës në 2023 dhe FA Cup në 2024. Ne i jemi mirënjohës Erikut për gjithçka që ka bërë”, shtohej në të.
“Ruud van Nistelrooy do të marrë përgjegjësinë e ekipit si trajner i përkohshëm, i mbështetur nga ekipi aktual i trajnerëve”, përfundonte deklarata.