Ruben Amorim dhe i shkarkuari ten Hag

Sport

Manchester United zgjedh trajnerin e ri

30 Tetor 2024, 13:39| Përditesimi: 30 Tetor 2024, 13:43

  • Share

Manchester United ka gati trajnerin e ri. Anglezët kanë zgjedhur trajnerin e Sporting Lisbone, Ruben Amorim si pasuesin e Erik ten Hag, i cili u shkarkua për mungesë rezultatesh.

Tekniku 39-vjeçar ka dhënë miratimin e tij për t’u ulur në stolin e “Djajve”, ndërsa mbeten për t’u zgjidhur çështjet mes dy klubeve. Amorim ka kontratë me Sporting Lisbona deri në vitin 2026 dhe klubi anglez ka vendosur të paguajë klauzolën prej 10 milionë eurosh.

Sipas “A Bola”, dje në mbrëmje tre emisarë të klubit anglez udhëtuan në Lisbonë për të mbyllur marrëveshjen dhe për të liruar 39-vjeçarin. Debutimi i tij në krye të “Djajve të Kuq” mund të vijë të dielën në ndeshjen kundër Chelseat.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?