Roberto Mancini, trajneri i ri i Italisë

Mancini do të drejtojë Italinë, mungon vetëm zyrtarizimi

1 Maj 2018, 11:33| Përditesimi: 1 Maj 2018, 14:30

  • Share

Roberto Mancini do të jetë trajneri i ri i Italisë. Trajneri aktual i Zenit ka pasur një takim me drejtuesit e Federatës italiane me të cilët e ka gjetur akordin. Mancini do të drejtojë të kaltërit dhe kjo tashmë është e përcaktuar por mungon vetëm zyrtarizimi i cili do të vijë pasi Mancini do prishë kontratën me skuadrën ruse. Roberto Mancini do t’i japë lamtumirën Zenit më 13 maj dhe më pas do të debutojë më 28 maj në pankinën e Italisë në miqësoren ndaj Arabisë Saudite.

Mediat italiane flasin se gjithçka është zgjidhur dhe do të jetë Mancini ai që do të ringrejë Italinë duke e drejtuar së pari në Ligën e Kombeve ku Italia është në grup me Portugalinë dhe Poloninë. Italinë e refuzoi pak ditë më parë Carlo Ancelotti ndërsa për Mancinin dhe stafin e tij flitet për një buxhet prej 5 mln euro.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?