Skuadra italiane

Mancini e nis me fitore, Italia mund në miqësore Arabinë Saudite

29 Maj 2018, 10:11| Përditesimi: 29 Maj 2018, 10:15

  • Share

Roberto Mancini e nis me fitore aventurën e tij në pankinën e Italisë. Të kaltërit fituan 2-1 miqësoren ndaj Arabisë Saudite të zhvilluar në Zvicër. Italia që do të mungojë në Kupën e Botës kaloi e para në avantazh me golin e Mario Balotelli që në minutën e 21-të.

Në fraksionin e dytë djemtë e Mancinit dyfishuan me golin e një tjetër sulmuesi Andrea Belotti. Arabia Saudite ngushtoi diferencën në minutën e 72-të me Al Shehri. Italia eksperimentale me një pjesë të parë të mirë e fiton 2-1 miqësoren e parë nën drejtimin e Mancinit ndaj Arabisë Saudite.

Trajneri Roberto Mancini e sheh gotën gjysmë plot. Ish-trajneri i Zenit është i kënaqur me pjesën e parë të djemve të tij dhe sqaron.

Pjesa e parë ishte e mirë. Nuk u mërzita për golin e pësuar pasi ata ishin më të freskët se ne. Të fitosh qoftë edhe në miqësore është mirë. Balotelli mund të bëjë më mirë por goli ishte i rëndësishëm.

Trajneri Roberto Mancini

Në 7 ditët e ardhshme Italinë e Mancinit e presin dy teste të tjera shumë më të forta më 1 qershor me Francën dhe më 4 me Holandën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?