Roberto Mancini

Mancini 'makthe' eliminimi me Arabinë Saudite, Federata kundër italianit: Largimi nga fusha i papranueshëm

31 Janar, 12:59| Përditesimi: 31 Janar, 13:07

  • Share

Kupa e parë aziatike e Roberto Mancinit përfundon në raundin e 1/8. Arabia Saudite u mund nga Koreja e Jugut e trajnerit Klinsmann, e cila barazoi ndeshjen për 1-1 në minutën e 99-të dhe fitoi me penallti 2-4.

Finale plot tension, me largimin nga fusha të ish-trajnerit të Italisë para goditjes së fundit të penalltisë në shenjë proteste ndaj arbitrave. Sipas skuadrës arabe, penalltia e humbur nga Al Najei duhej të ishte përsëritur.

Tanimë kritikat për Mancinin nuk kanë rreshtur, me kreun e Federatës së Arabisë Saudite që kërkon shpjegime.

"Ne do të diskutojmë me të, sepse ajo që ndodhi është e papranueshme", tha presidenti i Federatës Saudite të Futbollit, Yasser Al-Misehal, në një intervistë me transmetuesin saudit SSC.  "Ai ka të drejtë të shpjegojë këndvështrimin e tij dhe pastaj ne do të vendosim. Teknikisht jemi të kënaqur me paraqitjen në Kupën e Azisë, megjithëse nuk më pëlqen kurrë të humbas", tha ai.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?