Para dy ditësh Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandateve të Deputetit të PDIU Aqif Rakipit dhe deputetit të LSI, Gledjon Rehovica për shkak se këta të fundit nuk kishin deklaruar në formularin e dekriminalizimit, ndalimin në Itali për vjedhje dhe përdorimin e identiteteve të tjera, ndërkohë ditën e djeshme Prokuroria ka bërë edhe kallëzim për falsifikim formularësh për Rakipin dhe Rehovicën.
Gjithashtu ditën e mërkurë do të shqyrtohet edhe rezultati i verifikimit të Prokurorisë për Kryebashkiakun e Pogradecit Eduart kapri dhe për dy ish-deputetët Mhill Fufi dhe Omer Mamo, të cilët sipas Prokurorisë nuk preken nga ligji i dekriminalizimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 03.01.2018, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt vendimeve
1. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Gledjon Rehovica, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
2. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Aqif Rakipi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
3. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Eduart Kapri, Kryetar i Bashkisë Pogradec, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integriteti t të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
4. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Mhill Fufi, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
5. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Omer Mamo, ish- deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Er.K/Shqiptarja.com