Politikë

Mandati 4/ Rama: 60 mln euro për ndërtimin e shkollave profesionale

29 Mars, 11:51| Përditesimi: 29 Mars, 13:15

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama prezanton programin e PS për zgjedhjet e 11 majit. Kreu i qeverisë premton 60 milionë euro për ndërtimin e shkollave profesionale. Rama tha se objektivi është që në Shqipërinë 2030, 35 % e numrit të përgjithshëm të nxënësve të studiojë në shkolla profesionale.

“Gjatë mandatit të katërt, do të dyfishohet numri i nxënësve në arsimin profesional.  60 milionë euro janë përcaktuar të investohen në ndërtimin e shkollave profesionale, në instalimin e laboratorëve teknikë dhe në ndërtimin apo rindërtimin e konvikteve të shkollës personale, që do të jenë konvikte shembullore me cilësinë më të mirë për të gjithë nxënësit që do të studiojnë në këto shkolla.

Objektivi është që në Shqipërinë 2030, 35 % e numrit të përgjithshëm të nxënësve të studiojë në shkolla profesionale.

Në Shqipërinë 2030 të gjithë nxënësit e arsimit profesional do të kenë një trajtim të posaçëm dhe të gjitha familjeve që janë në periferitë rurale, do t'u jepet mundësia që fëmijët e tyre t'i çojnë në dorë të sistemit publik dhe për ta do të kujdeset nga A tek Zh sistemi publik”, tha Rama.

Rama tha se sot kanë ndërtuar 200 palestra, ndërsa tha se gjatë mandatit të 4 do të shtohet numri i disiplinave sportive synojnë që të paktën 20 mijë fëmijë dhe adoleshentë të jenë të aktivizuar në të gjithë zinxhirin e ekipeve sportive në shkolla, nga 12 mijë që janë aktualisht. 

"Kur ne e morëm detyrën, numëroheshin me gishtat e duar palestrat në Republikën e Shqipërisë. Sot kemi 200 palestra të reja në shkollë. E kemi filluar me palestra të kohës kur unë luaja basketboll që numëroheshin me gishtat e duarve në të gjithë Shqipërinë. E kemi filluar me një sistem arsimor, ku ishte zhdukur edukimi fizik dhe ku sporti në shkollë ishte në inekzistent.

Lëvizja e re e ekipet sportive në shkolla ka përfshirë mbi 12 mijë fëmijë dhe adoleshentë, duke rilindur frymën e sportit tek brezi më i ri, por dhe duke hedhur bazat e një zhvillimi të qëndrueshëm të sportit kombëtar. Në mandatin e katërt do të shtohet numri i disiplinave sportive, do të mbështeten bashkitë që do të ecin në këtë drejtim me përparësi dhe ne synojmë që të paktën 20 mijë fëmijë dhe adoleshentë të jenë të aktivizuar në të gjithë zinxhirin e ekipeve sportive në shkolla, të paktën", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama shpalos programin: Nga janari 2026, paga minimale 500 euro, pensioni minimal 200 euro! ‘Kryepremtimi’ i PS: 'Paqe fiskale' me biznesin për 3 vite (VIDEO)


SI.E./E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?