Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mandati i tij i tretë është fokusuar në periferi.
“Ambicia ime është që ta lëmë këtë qytet me të njëjtin dinjitet investimesh dhe të njëjtën pastërti dhe të njëjtën cilësi infrastrukture si në qendër, ashtu edhe në periferi. Unë besoj se kjo garë është e shëndetshme, është një garë për investime, një garë për ta çuar Tiranën përpara” thotë Veliaj.
Gjatë inspektimit të punimeve në rikonstruksionin e rrugës së Agallarëve në Farkë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky investim do të rrisë më tej vlerën e pronës.
“Rruga e Agallarëve lidh dy zona të banuara të Farkës. Është një kreshtë në një kodrinë, ku shohim kullat, shohim Tiranën urbane, është një lloj ballkoni, një kurriz mbi Tiranë. Jam kurioz të matni sa ishte prona përpara se të bëhej Rruga e Agallarëve dhe sa është prona sot” vijon Veliaj.
Duke investuar në periferi, shtoi Veliaj, edhe trafiku i kryeqytetit zhvendoset nga qendra.
T'a bëjmë fshatin si qytetin - para 1990
PërgjigjuZ.Velija!Shume mire qe shtroni rruget,sepse rruga eshte jete per qytetarin! Po per pallatet ne Kombinat kur do te hidhet shorti. Me duket se e keni anashkaluar kete lagje?
Përgjigju