Kreu i KLSH, Bujar Leskaj

Politikë

Mandati i kreut të KLSH drejt përfundimit, Meta hap garën për pasuesin e Bujar Leskajt

12 Tetor 2018, 15:43| Përditesimi: 12 Tetor 2018, 16:29

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka hapur garën për pasuesin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, mandati i të cilit përfundon më 22 dhjetor 2018. Në garë, Presidenti Meta fton të gjithë të interesuarit, të cilët plotësojnë kriteret e ligjit.

Afati i paraqitjes së shprehjes së interesit, shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm, do të jetë duke filluar nga data 12 tetor 2018 deri më datë 30 tetor 2018.

Presidenca

Mandati i kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit është 7-vjeçar. Procedura e parashikon që garën e hap Presidenca, ndërsa kryesuesin e KLSH-së e zgjedh Kuvendi me votë. Kompromisi politik deri më tani ka qenë që emri i kreut të KLSH i lihej opozitës. Mbetet për t’u parë nëse edhe për pasuesin e Bujar Leskajt do të ndiqet e njëjta praktikë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?