Tre vendime të ndryshme nga gjykatat për vërtetimin e mandatit të kryebashkiakëve të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Gjyqtarja Mimoza Margjeka në Gjykatën e Durrësit vendosi sot të mos njohë mandatin e kryetares për bashkinë e Durrës, Valbona Sako, duke argumentuar se partia Bindja Demokratike u regjistrua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve jashtë afateve ligjore, si pjesëmarrëse në garën elektorale të 30 qershorit. Ky vendim ankimohet në Gjykatën e Apelit të Durrësit.
Gjykata e Tiranës me gjyqtare Ariana Gunbadhi (Caco) më datë 15 korrik ka vendosur të shpallë moskompetencë për pranimin e kërkesës së Agim Kajmakut për të vërtetuar mandatin e kryebashkiakut të Vorës, si i zgjedhur nga PS. Kjo gjykatëse ja delegoi kompetencën Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Ky vendim ankimohet në Gjykatën e Lartë.
Të dyja këto vendime bien ndesh me vendimet e gjykatave të tjera në vend që deri më tani kanë konfirmuar disa nga kryetarët e rinj të bashkive të zgjedhur më 30 qershor.
Tre vendime që lexojnë në mënyrë të ndryshme ligjet. Sipas ligjit, janë gjykatat ato që vërtetojnë mandatin e kryetarëve të bashkive, pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Lajmi kryesor:
Gjykata nuk i njeh mandatin kryebashkiakes së Durrësit: Bindja u regjistrua jashtë afateve ligjore /Vendimi
G.M./ReportTv.al