Mandati i Olta Xhaçkës, edhe ambasada amerikane e shqetësuar: Parlamenti shpërfilli vendimin e Gjykatës Kushtetuese 

13 Shtator, 16:38| Përditesimi: 13 Shtator, 17:06

  • Share

1726238500_289946.jpg

Edhe ambasada amerikane është shprehur e shqetësuar në lidhje me vendimin e djeshëm në parlamentin e Shqipërisë për të mos kaluar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës. 

Ambasada e SHBA ndan shqetësimin e Delegacionit të Bashkimit Evropian për vendimin e djeshëm në parlamentin e Shqipërisë për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Siç vuri në dukje kryeparlamentari së fundmi, marrja e hapave të nevojshëm për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është një përgjegjësi thelbësore e Parlamentit dhe është gjithashtu thelbësore për parimin e ndarjes së pushteteve. Qeveria dhe institucionet duhet t'u përmbahen rregulloreve, ligjeve, vendimeve gjyqësore dhe kushtetutës – të gjitha këto janë vendosur për të siguruar që një sistem demokratik të jetë i shëndetshëm dhe i lulëzuar.


Lajmi kryesor:

PS nuk çoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, reagojnë ashpër ndërkombëtarët! SHBA: Kuvendi shpërfilli vendimin! BE: S'është hap në drejtimin e duhur


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?