Spartak Braho dhe Saimir Tahiri

Politikë

Mandati i Tahirit, “Baba Taku” rikthehet në Parlament

3 Maj 2018, 11:00| Përditesimi: 3 Maj 2018, 11:59

  • Share

Deputeti i pavarur Saimir Tahiri, nën hetim në kuadër të çështjes e bandës së “Habilajve”, ka deklaruar sot se do të heqë dorë nga mandati i deputetit, pas akuzave të opozitës se ai po mbrohet nga kryeministri Edi Rama, lidhur me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Duke qenë se Tahiri e kishte fituar mandatin në Tiranë si pjesë e listës shumëemërore të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, vendi i lënë bosh prej tij do duhej të merrej nga Spartak Braho, i cili është personi i parë në listë.

Në rast se Braho, që aktualisht është këshilltar i Edi Ramës, jep dorëhqejen, atëhere mandati do t’i kalonte Elio Hyskos, kryetarit të FRESSH.

Fill pas tij në listë vjen më tej Milena Harito, ish-ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Teknologjinë.

Braho, i njohur edhe me nofkën "Baba Taku", ka bërë disa pirueta politike vitet e fundit ndëmrjet PS dhe LSI, por ai i dha fund largimit nga PS, kur me mandatin e dytë të Edi Ramës, u bë këshilltar i kryeministrit.

Komento

Komente

  • Ben Tironci: 03/05/2018 13:56

    Baba Taku eshte lodh nga canta..e zeze me shpirtziun Mete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?