Gramoz Ruçi dhe Spartak Braho

Politikë

Mandati i Tahirit, Spartak Braho takon Ruçin në Kuvend

4 Maj 2018, 11:23| Përditesimi: 4 Maj 2018, 11:29

  • Share

TIRANE-Saimir Tahiri hoqi dorë dje nga mandati i deputetit, ndërsa në vendin e tij në parlament pritet që të hyjë Spartak Braho. Tahiri pritet që ti dorëzojë sot zyrtarisht letrën me dorëheqjen Kuvendit të Shqipërisë.

Braho është në listë për të marrë mandatin e deputetit. Ai sot në mëngjes ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Takimi Ruçi-Braho ka zgjatur disa minuta, ndërsa në qendër të bisedës ka qenë pikërisht mandati, referuar zhvillimeve politike.

Aktualisht Braho është këshilltar i kryeministrit Edi Rama, por pas lënies së mandatit nga Tahiri, Braho pritet që të ulet në karrigen e tij në parlament.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?