Viti 2021 shënoi hyrjen në histori të Partisë Socialiste me fitoren e mandatit të tretë radhazi. Ngjarje të shumta dhe të rëndësishme u shënjuan në kalendarin e qeverisë së majtë. Nga bashkëpunimi me opozitën e re e deri në fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme ku në sallën e parlamentit të ri, Gramor Ruçi nuk do të ishte më pasi u dorëhoq pas 30 viteve aktive në familjen socialiste. Këto dhe projektet kombëtare e ndërkombëtare të qeverisë së Partisë Socialiste vijnë kronologjikisht nëpërmjet ditarit të gazetarit Ermal Qori.
25 Mars-Nis zyrtarisht fushata
Viti i ri i 2021 për politikën Shqiptare nisi me fokusin nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Data e hapjes së fushatës ishte 25 marsi, ku partitë politike publikuan spotet përkatëse. Partia Socialiste zgjodhi ikonën e kinematografisë Robert Ndrenikën për të përcjellë premtimet në kërkim të mandatit të tretë. Partia Demokratike, zgjodhi diçka më të shkurtër. Pavarësisht se fushata ishte e veçantë, duke zbatuar masat anti covid, gjuha e përdorur nga aktorët politik, sipas organizatave monitoruese ishte e ashpër. Për herë të parë, pjesë e fushatës u bë edhe presidenti i vendit Ilir Meta.
29 Mars-Ndahet nga jeta Bashkim Fino
Vetëm 5 ditë pas nisjes zyrtare të fushatës elektorale, një ngjarje e rendë tronditi politikën shqiptare. Deputeti dhe ish kryeministri Socialist Bashkim Fino u nda nga jeta pas luftës së gjatë me Covid -19.
25 prill-Zgjedhjet Parlamentare
Pas shumë takimeve me mesazhe të forta, 25 prilli, dita e zgjedhjeve u zhvillua me qetësi dhe pa incidente.
27 prill- PS fiton mandatin e tretë
Edhe pse orë pas ore secila forcë politike shpallte rezultatin në avantazh, 27 prilli shënoi përfundimisht fitoren e partisë Socialiste, me 74 deputetë duke hyrë në histori për herë të parë në fitimin e mandatit të tretë.
7 Maj-Votohet në parlament ngritja e komisionit për shkarkimin e presidentit Meta
Përfshirja e Presidentit Meta në fushatë elektorale, u cilësua si shkelje e kushtetutës nga socialistët, për këtë arsye ata iniciuan shkarkimin e tij nga posti i Presidentit. Me 97 vota, maxhoranca me opozitën e re votuan në parlament ngritjen e komisionit për shkarkimin e Presidentit të Republikës.
9 Qershor-Kuvendi voton shkarkimin e presidentit
Aksioni i maxhorancës për shkarkimin e presidentit të republikës merr fund në seancën plenare të 9 qershorit, ku me 104 vota u votua pro raportit hetimor parlamentar që vërtetonte shkeljet e kryera nga presidenti Meta.
12 Qershori -Kongresi i Partisë Socialiste
I quajtur i jashtëzakonshëm e I tillë ishte për socialistët, Kongresi i kësaj force, megjithëse përkonte me 30 vjetorin e themelimit, surprizoi socialistët por jo vetëm, pasi që në krye të herës, me një fjalim domethënës, Gramoz Ruci jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet politike. Pas fitores së tretë radhazi, kongresi i socialistëve nisi me disa pika të rëndësishme në rend dite, duke Shpalosur programin Shqipëria 2030,analiya me anë të një komisioni për zgjedhjet e 25 prillit si dhe zgjedhje të reja të strukturave vendore.
10 shtator-Seanca e parë plenare
Më 10 shtator, pas dekretit të presidentit Ilir Meta nisi zyrtarisht legjislatura e 10-të e Kuvendit të Shqipërisë. 140 deputetët e votuar në zgjedhjet e 25 Prillit u ulen në sallën e Kuvendit ku do të nisin zyrtarisht seancat siç e parashikonte rregullorja.
16 shtator-Rama prezantohet programin në Kuvend, përplasja e parë PS/PD
Me debate është zhvilluar seanca e 3-të maratonë në Kuvend. Kreu i PD Lulzim Basha dhe deputetët e PD kanë refuzuar të flasin pa praninë e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, duke krijuar dhe tensione, derisa kreu i qeverisë erdhi pas 2 rreth 2 orësh.
4 nëntor-Samiti i përbashkët në Serbi
Takimi i 3 liderëve të Ballkanit Perëndimor në Beograd, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, është konkretizuar me krijimin e një Këshilli Ndërministror për lehtësimin e tregtisë me vendeve, një pikat kryesore të kësaj nisme. Në deklaratën e përbashkët, në përfundim të këtij takimi, ku nuk kursehen kritikat për Bashkimin Europian.
26 nëntor-Mbledhja e përbashkët e dy qeverive
Mbledhja e shtatë e përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë u finalizua me nënshkrimin e marrëveshjeve në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve, ndër to marrëveshje për sigurime shoqërore, marrëveshje për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore, krijimi i sekretariatit të përbashkët.
GEZUAR VITIN E RI 2022! Ja na erdhi viti i ri, të gjithë duke festuar, i urojnë njeri tjetrit, qoftë një vit i gëzuar! Na sjelltë ky vit mbarësi, dhe nga një punë të mirë, paçim suksese e begati, qofshim të lumtur e të lirë! Po s’i patëm këto bekime, s’ka problem, jemi mësuar, veç ”elita” qoftë me nderime, si pasanike përherë adhuruar! Ne tashmë kemi zënë rrënjë, në këtë të tonën varfëri, po qe puna ne hamë dhe bar, që ”elita” të shtojë pasuri! E kështu le t’i i urojmë fat, Ramës kryetarit të qeverisë, u bëftë miliarder e mos u ngoptë, popullin le ta vjedhë e ta telendisë! I urojmë fat dhe Lul Bravës, me vulën dhe selinë e partisë, humbsh përherë e quaji fitore, bëji gropën PD dhe kërmë Salisë! I urojmë mbarësi Like Metës, po e shkarkuan si president, le të kthehet si hero te LSI-a, prej floriri t’i ngrenë monument! I urojmë shëndet Ben Blushit, se para ai ka sa të fshijë qurret, me librat që ka bërë të fshijë sumën, me propaganë partie le të mburret! I urojmë sukses Baton Haxhiut, që me zor të madh i lidh dy fjalë, iu shtoftë rroga mbi 18 milion, dhe si analist në pension të dalë! I urojmë suskese dhe Fevziut, me të ftuarit e tij në emision, të vazhdojë pushteti si përherë, ta ketë studion e tij si sallon! I urojmë pasuri Çim Pekës, pastë rrogën mbi 700mijë lek, përjetësisht qoftë te Zeni TV, bukur e imitojnë si Pim Çekë! I urojmë suksese Xhemi Shehut, u riktheftë në Top kanal, marrtë si të tjerët rrogë me miliona, se Topi ka para plot me fal ! I urojmë suksese Romeo Veshajt, pagën 300mijë lek le ta ketë, se njësoj e ble një makinë Porsche, nga i gjen paratë e di ai vetë! Le t’i urojmë suksese ambsadores Kim, që Shqipërinë tonë po mbështet, ishalla më pak propagandë qeveritare, mos ta trajtojë Ramën si të ishte mbret! Në fund një urim për gjithë shqiptarët, qoftë për ju një vit shumë i mbarë, por po lejuat që t’ju trajtojnë si dele, meritoni të sundoheni nga poltikanë të marrë
PërgjigjuRilindja urbane dhe krijimi i mikro qyteteve moderne (mbas termetit) si dhe infrastruktura jane pjesa ne pozitive e qeverise Rama.Por si kryeminister do te mbahet mend si njeriu qe zhduku pronen publke dhe mbreti i PPP dhe koncensioneve.Jo se idea e ndertimit te veprave te ndryshme eshte e keqe perkundrazi, por perfitimi i buxhetit eshte minimal.Monopolizimi i ekonomise ka sjell dhe ndarjen e thelle sociale per te cilen PS nuk eshte votuar . Megjithate shpresa vdes e fundit por populli nuk i ka borxh asnje qeverie ta shfrytezoi per pasurimin e nje pakice njerzish
PërgjigjuQorr per Sifin. Ne memorjen tende mbaje mend si koncesionar apo oligark, Une e shume shqiptar nuk kemi si te kerkojme pronen “tate” publike kur nuk mori me shume se gjysma e shqiptareve “Pronen Private” 70501 OK Selfo-Qorr? Nejse perpos, shume gjera mund te ishin me mire apo meqenese ka qef Qorri, te vidhej me pak, por shume si une dhe te tjere me vone do ta kujtojne si Menaxhuesi i Termetit, Pandemise, hapjes Rruge te Reformes se Drejtesise, futjes te programeve antikorrupsion, e albania, qe per shume duket pak, por eshte nje veglat e largimit te popullit nga lidhja me punonjesin e administrates, ( mos harroni dhe per te blere Pampersa duhet Certifikate, or Qorr ), dhe si perfundim Per Sa Kohe do ta Mbeshtese SHBA - BE, per te gjithe eshte GJE e MIRE Oooooor Qorr Komentuesi