Gazment Bardhi shprehet se Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin e la që ditën e enjte Parlamenti të votojë nëse do e dërgojë për shqyrtim mandatin e deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese pasi sipas tij nuk kanë guxim të marrin një vendim pa sinjalin e kryeministrit Rama. Sipas Bardhit Xhaçka po mbrohet politikisht nga PS.
“Zvarritja nga qershori i 2022 deri në 2023 kur Kushtetuesja mori vendimin ishte një mbrojtje politike që mazhoranca i kishte bërë deputetes Olta Xhaçka. Qëndrimi i mazhorancës hedh në erë parimet e shtetit ligjor. I vetmi autoritet që i imponohet deputetëve është Gjykata Kushtetuese. Rama po e mbron Xhaçkën, arsyet le të dalë t’i thotë vetë Xhaçka. Është i vërmi rast ku asnjë deputet nuk mund të votojë siç ai mendon sepse është gjykata kushtetuese që na dikton për mënyrën si duhet të veprojë në këtë rast.
Ju e patë nuk patën guxim të marrin as vendim. Nuk ka dhënë sinjal ende Rama se çfarë do bëhet dhe nuk morën asnjë vendim. S’kanë marrë ende sinjalin. Ata mendojnë se i vetmi që mund të urdhërojë si të veprojnë është Rama. Në këtë rast duhet të zbatohet vendimi i kushtetueses. Kuvendi i Shqipërisë në 2024 s’duhet të vinte në dyshim vendimet e kushtetueses”, tha Bardhi.
Nëse të enjten rrëzohet raporti juaj, çdo bëni?
“Këtu nuk bëhet fjalë për raport të opozitës por për vendim të gjykatës. Ky është puçi më i rëndë institucional i ndodhur”, shtoi ai.
“E di ku e ka hallin Rama se i ka dhënë 1000 m2 tokë për të investuar. Rama ka hall se Xhaçka e tërheq me vete në burg. Ti dalë frika të zbatojë kushtetutën dhe vendimet e gjykatës.”
Lajmi kryesor:
Mandati i Olta Xhaçkës të enjten në seancë! Parlamenti voton nëse do e dërgojë në 'Kushtetuese', Bardhi: Puç institucional
B.K//ReportTv.al