Mandati i Xhaçkës/ Debate në konferencën e kryetarëve! Bardhi: Orientuat votimin, hodhët në erë Gjykatën Kushtetuese! Peleshi: Duhet qartësim, na ndihmon Komisioni i Venecias

17 Shtator, 09:59| Përditesimi: 17 Shtator, 14:34

  • Share

Tirane- E dërguar për opinion në Komisionet e Venecias, debatet mbi çështjen e deputetes Olta Xhaçka vijojnë në organet e Kuvendit. Demokratët në Konferencën e Kryetarëve akuzuan mazhorancën se duke votuar 3 herë kundër dërgimi të mandatit në Gjykatën Kushtetuese, hodhën në erë këtë institucion.

Mazhoranca ngul këmbë se paqartësitë për këtë rast, mund t’i kthjellojë vetëm një opinion i Komisionit të Venecias.

Jorida Tabaku, nga ana tjetër shtoi se opozita nuk është duke diskutuar për një emër, por për një parim. Ajo bëri thirrje që të gjitha palët të heqin dorë nga mbrojtja me votë e kolegëve.

Gazment Bardhi: Votimin  e kishit orientuar, mos beni sikur e latë në dorën e deputetëve. E dinim tri orë para sesi do silleshit, ca abstenim e ca kundër.  Ishte orjantuar grisja e vendimeve dhe shkelmimi i Gjykatës Kushtetuese.  Po e përsëris po minoni bashkjetesën me opozitën. Opozita i është drejtuar Drejtësisë, ju nuk pyesni për vendimet"

Niko Peleshi: Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke çuar mandatin në seancë. Kemi zbatuar gjithë detyrimin, s’bëhet fjalë për mandatin e një deputeti, është i nevojshëm një qartësim për të gjitha rastet që mund të ndodhin në të ardhmen. 

Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. 

Kjo qartësi do të na vlejë neve, dhe gjithashtu do t'ju vlejë edhe juve.

Jorida Tabaku: Ne po diskutojmë për parimin, jo për emrin e znj. Xhaçka. Në vitin 2010, çdo progres-raport thuhej që qeveria e PD s'ka respektuar një vendim të GJK dhe tani po bëhet fjalë për 9 vendime të tjera që nuk i zbaton qeveria dhe këtu vendosim një precedent të rrezikshëm. Nuk po diskutojmë fare nëse ka pasur apo jo konflikt interesi, ne mendojmë që po, juve jo, por lëmë gjykatën të vendosë. Por nëse ne përdorim kartonin për të mbrojtur veten tonë, japim një mesazh të gabuar jashtë kësaj salle.
Në Venecia ne kemi çuar reformën në drejtësi, ka shkuar një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe janë gjykuar çështje në Venecia. Ne duhet të heqim dorë nga mbrojtja politike.
Po të isha në veten time s'do kisha dashur hiç mburojë politike, le ta vendosë Gjykata Kushtetuese. 
Përse nuk e keni çuar më herët në Komision të Venecias? Përse ndodh sot për herë të parë kësaj radhe dhe jo më herët? Nuk duhet cënuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
Nuk ndjejmë kënaqësi që flasim për këtë çështje, as të flasim kundër njërit apo tjetrit, por e kemi në parim këtë çështje. Ne duhet të flasim në parim dhe zbatojmë në parim vendimet e Gjykatës Kushtetuese."

Ina Zhupa: Po e fusni çeshtjen e mandatit të Xhaçkës, ne nje rruge zvarritje. Nuk mund të ketë opinion mbi vendimin e Gjykates Kushtetuese. Opinionet merren para ose gjatë shqyrtimit nuk mund të kërkohet opinion pasi Gjykata është shprehur. Ju keni zhbërë Gjykatën Kushtetuese.

Taulant Balla: Kemi vepruar në përputhje nenin 73 të Kushtetutës.

Në pyetjet që socialistët kanë dërguar për mendim nga Komisioni i Venecias, janë 2 dilemat kryesore: Së pari, a mundet që Gjykata Kushtetuese të detyrojë deputetët të votojnë në një formë të caktuar dhe a i takon Kuvendit të vlerësojë në themel nëse një deputet ka shkelur apo jo nenin e Kushtetutës që ndalon ligjvënësin të kryejë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit, apo janë të detyruar ta dërgojnë pranë trupës gjyqësore.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 17/09/2024 10:31

    Populli shqiptar nuk ka votuar PS qe ti bindet PD-se por ka votuar PS, ashtu qe PS-se mos ti rruhet aspak se ca deshiron PD-ja! Eshte kaq e thjeshte dhe kaq e qarte per tu kuptuar kjo! Vetem keta te PD-se bejne sikur nuk kuptojne!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?