Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Legjislacionit ku i diskutua çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, i kërkoi Gazment Bardhit të shmangë komentet për retorikë politike e të mos shfaqet si ithtar i mbrotjes së vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
"Seanca vendos, është organi më i lartë vendimmarrës i Kuvendit. Por të flasësh si ithtar i mbrotjes së vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të vonosh zbatimin e vendimit të Gjykatës duke bërë diskurs politik për një orë do të thotë që po bën xhonglerin politik. Zonja Kryetare, ne nuk kemi nevojë ta rikomentojmë me raporte. Ne i këshillojmë Kryetares së Kuvendit t’a fus në seancë e mbarojmë punën tonë. E nuk zgjatemi. E kuptoj që doni të bëni si mëndja pas Gjykatës Kushtetuese por nuk e nderoni gjykatën. Na lini të zbatojmë vendimin. Ta çojmë në seancë e ta zbatojmë" tha Toni Gogu.
Në fund të mblledhjes, Këshilli i Legjislacionit ra dakord që vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje t’i kalojë seancës së parë të sesionit të ri parlamentar që nis javën e ardhshme.
Lajmi kryesor:
PS e PD dakord për mandatin e Olta Xhaçkës! Kuvendi vendos më 12 shtator! Draft raporti i 'Legjislacionit': Deputetët të detyrohen të votojnë pro çuarjes në Kushtetuese
S.G/ReportTv.al