Parlamenti vendosi sot (11 prill 2024) të mos dërgojë çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese. Mazhoranca votoi kundër propozimit të Rithemelimit duke i dhënë mundësi Xhaçkës të jetë akoma deputete. Në ‘Frontline’ në Report Tv, deputeti opozitar Luan Baçi u shpreh se ky rast është një këmbanë alarmi, sa i përket sistemit të drejtësisë.
'Marrin në mbrojtje një kolege kur shumë ministra apo ish-ministra po shkojnë në SPAK. E dinë shumë mirë që do t’ju vijë radha. Po i bëhet një mbrojtje Xhaçkës, është shumë e pandershme. Ishte vendim politik. Kanë qenë të gjithë bllok që të kalonte numri mbi 70 për të votuar kundër e mos ta çuar në gjykataë Kushtetuese. Në këtë këndvështrim është këmbanë alarmi se duket që gjykatat tashmë varen nga Rama. Rasti i Xhaçkës është shumë i dukshëm që asaj i hiqet mandati. Kjo masë tregon në bllok të mazhorancës i kundërvihet gjykatave kur i preket interesat. Xhaçkës që do ta mbrojë dha urdhër dhe me kokë ulur të gjithë e mbrojtën atë', thotë Baçi.
Gazetari Poli Hoxha, thotë se Edi Rama në këtë rast ka dalë kundër drejtësisë me të cilën mburret.
'Ishte një veprim politik, siç ishte dhe shtyrja pa fund. Politikisht Edi Rama doli hapur kundër drejtësisë së re me të cilën mburret', tha Hoxha.
Me këtë votim u mbrojt vetë Edi Rama sipas juristets Adriana Kalaja.
'Është thjesht mbrojtje e Edi Ramës, është firma e Edi Ramës. Kur ka vendim sekuestro patjetër që do referohet heqja e titullit të investitorit strategjik. Sot nuk mbrojtën Xhaçkën, sot mbrojtën Edi Ramën" shprehet Kalaja.
Ndërsa gazetari Mentor Kikia shprehet se ky votim dihej dhe nuk kishte surprizë.
'Nuk kishte surprizë. Mendoj që në këtë histori duhen konsideruar edhe ato argumenta që zonja Xhaçka ngriti. E para lidhet me faktin se investimi i bashkëshortit është një format tjetër, investim i asistuar. Investitori strategjik u shpik si term për të zhdukur problemet që lidhen me tokën. Ligji nuk ndalon pjesëtarët e familjes së një deputeti të bëjnë biznes. Nëse në ligj ka të çara për të mos mbajtur përgjegjësi mund ta zgjidhte, një dorëheqje', tha Kikia.
Ndërkohë zhvillim tjetër ka qenë edhe kërkesa e bërë nga deputeti Gazment Bardhi drejtuar Kuvendit për të rikthyer në grupin parlamentar të PD-së deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha, duke përfshirë edhe Sali Berishën. Gazetari Kikia ngre pikëpyetje se ku do kthehen pasi vulën e partisë e ka Basha.
'Logjika e palogjikshme të çon se ky grup i madh do të shkojë tek grupi i vogël. Vazhdon të mbetetet e paqartë kush ftohet e shkon ku. Të përjashtuarit ishin Berisha me grupin e parë. Dhe tani ftohen për tu rikthyer. Vulën e mban Basha', thotë Kikia.
Por Baçi thotë se kjo kërkesë është vetëm një revokim i masave të marra më parë.
'Ka një revokim të masave nga po vetë PD si të padrejta. Ka qenë dhe një diversion i mazhorancës kundër PD. Tashmë me një realitet politik të dukshëm, mazhoranca detyrohet të pranojë ato rregulla. Nuk është problem vula, problem janë strukturat. Vula dhe sigla Partia Demokratike i ka. Por mbahen peng tek Gjykata e Apelit', shprehet Baçi.
Kalaja sqaron se bëhet fjalë për kthim në grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe jo kthim në Partinë Demokratinë.
Gazetari Poli Hoxha duke debatuar me juristen Kalaja tha se PD-ja zyrtarë është e Lulzim Bashës pasi kjo merr fonde dhe ka logon në fletën e votimit.
'Me kë garuat në Kukës? Çfarë logo kishte në fletë? Nuk jeni PD, sipas institucioneve, sipas ligjit.'
Në 'Frontline' gazetari Poli Hoxha dhe juristja Adriana Kalaja debatuan sa i përket non-gratës së Berishës. Hoxha u shpreh se ishte DASH që vendosi duke ironizuar pretendimet për 'dorën' e Sorosit.
Poli Hoxha: Të kujt janë mor zotëri? Nuk janë të Partisë Demokratike, pasi rezulton ende e Lulzim Bashës. U vulos u dhanë fonde për atë parti. Status-quo është kjo. Këtu Gazment Bardhi deri para pak kohësh në faqen zyrtare thoshte kryetar grupi dhe sekretar i përgjithshëm. Sa u bë nënkryetar e hoqi. Kush e bëri? U mblodh gjë kuvend i PD? Unë njoh institucionet, KQZ, Kolegj, KAS etj. Ai vendim i Gjykatës së Lartë i thotë Apelit dhe juve duhet të merrni vendimet e KQZ, Kolegjit, KAS të cilat janë vendime gjykate të formës së prerë. Me kë garuat në Kukës? Çfarë logo kishte në fletë? Nuk jeni PD, sipas institucioneve, sipas ligjit.
Luan Baçi: Sipas Edi Ramës.
Kalaja: Vendimi i Apelit u zhbë. Është në fuqi vendimi i Agron Zhukrit, por nuk është i formës së prerë. Janë në fuqi gjithë vendimet e 11 dhjetorit. Në këto vendime, është shkarkuar edhe zoti Bardhi si sekretar i përgjithshëm. Presim që vendimi i shkallës s ëparë të marri formë të prerë.
Hoxha: Kjo përçarje filloi nga Shtetet e Bashkuara, kur thanë që duhet të hiqni nga grupi parlamentar atë që kemi shpallur non-grata.
Kalaja: Kjo është gjysma e vërtetës. E bëri Lulzim Basha, Edi Rama.
Hoxha: E bëri Soros, e bënë alienët.
Kalaja: Pa prova.
Hoxha: Mirë 3 vjet që hëngrën bar. Por çështja kthehet në zero.
Kalaja: Nuk thanë Shtetet e Bashkuara, por një ambasadore e korruptuar. Shumë shpejt do njiheni me veprimet, pasi kanë bërë një autogol.
Mentor Kikia ngrit pikëpyetje për kërkesën e Gazmentit Bardhit drejtuar kryeparlamentares Nikolla për të rikthyer në grupi parlamentar deputetët e PD-së të përjashtuar nga Lulzim Basha.
Por Kika pyet se kush është PD-ja, pasi vulën e ka Basha.
'Ngado që të rrotullohemi kthehemi tek pika A. Pyetja është kush është Partia Demokratike? Janë dy grupe. Grupi mazhoritar dhe grupi tjetër me zotin Basha. Të dyja palët pretendojnë se janë PD. Logjika e palogjikshme të çon se ky grup i madh do të shkojë tek grupi i vogël. Çështja është për të gjetur shtegun e duhur. Vazhdon të mbetetet e paqartë kush ftohet se shkon ku. Të përjashtuarit ishin Berisha me grupin e parë. Dhe tani ftohen për tu rikthyer. Vulën e mban Basha', thotë Kikia.
Deputeti Luan Baçi tha në 'Frontline' se me rastin e Xhakçkës është shkelur ligji i interesit.
'Kemi një deputete që ka konflikt interesi. Këtu është një dobësi, neglizhencë ose një arrogancë që ne bëjmë çfarë të duam. Është shkelur ligji i interesit. Nuk mbaron historia këtu. Deputetët mund ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese.'
Nga ana tjetër Baçi shpreh vlerësimin për ish-ministren e Jashtme, por kundërshtinë e ka me fenomenin.
'Kam respekt në distancë për zonjën. Zonjë shumë serioze. Merremi me fenomenin, dhe fenomenit i dalim përpara. Kjo mazhorancë thoshte nuk diskutojmë vendimet e gjykatës. Këtu kemi vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe i del kundër pa pikë turpi, me urdhër gjithë parlamentarët atje.'
Të gjithë palaçot e seancës djeshme,si marioneta te kryetareve te partive dhe kurre si deputete te popullit,luajten rolet nen regjine e kryetareve te partive te ngjyrave e ftyrave te majta@djathta dhe i ngopen patronazhistet e militantet me terci e verci. Nga syte kembet e prapa diellit o delenxhinj!
Përgjigju