‘Mandati i Xhaçkës’, Tabaku për Report Tv: PS nuk njohu vendimin e ‘Kushtetueses’! Për 'Dezinformimin' duhej dakordësia e të gjitha palëve

12 Prill, 13:36| Përditesimi: 12 Prill, 14:12

  • Share

Pas mbledhjes së Këshillit për Integrimin ku raportuan instucionet e drejtësisë, drejtuesja e këtij komisioni, Jorida Tabaku, thotë se drejtësia duhet të lihet e qetë që të bëjë punën dhe të mbështetet.

Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, deputetja demokrate, tha se mbështetja ndaj drejtësisë nuk duhet të bëhet me fjalë por edhe me vepra si dhe duke respektuar vendimet e saj.

Duke u ndalur tek votimi i deputetëve të mazhorancës për të mos dërguar në Gjykatën Kushtetuese për verifikim mandatin e deputetes Olta Xhaçka, Tabaku tha se mazhoranca nuk respektoi vendimin e gjykatës.

‘Unë besoj se sot ndodhemi në një moment ku institucionet drejtësisë duhet të lihen të qetë të bëjnë punë e tyre të mbështetën. Kishim kërkesa për këshilltarë ligjorë për shumë elementë që lidhen me pavarësinë e këtyre institucioneve. Reforma Gjyqësore kërkon akte të njohjes së vendimeve të këtyre institucioneve që fatkeqësisht dje nuk ndodhi.

Institucionet në disa raste lëvdohen dhe në disa raste të tjera nuk pëlqehet puna e tyre. Duhen inkurajuar për të punuar më shumë dhe për të treguar rezultate ku ka pushtet. Duhet shkuar aty ku vepra korruptive është e qartë dhe ku ekziston pushteti. Nuk kam qenë asnjëherë dakord me sulmet ndaj SPAK. Kundërshtarët tanë i kemi në parlament.’- tha Tabaku.

Sa i takon votimit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin, Tabaku tha se duhet të kishte dakoredësinë e të gjitha palëve.

‘Kërkova dje në Kuvend që të kishim sa më shumë informacione. Nëse qeveria shqiptare ka informacione që na tregon faktin se duhet të kalojmë në një nivel tjetër lufte duhet të ulemi të gjithë bashkë dhe duhet të ruhet ajo vija e hollë e kuqe që mund të prekë lirinë e medias. Kemi kërkuar që të kishte dakordësinë e të gjitha palëve. Duhet të jetë çështje e rëndësishme që nuk duhet të përdoret për çështjen e ditës.’- tha Tabaku.

Tabaku tha se është e papranueshme si mazhoranca në mënyrë të njëanshme ka ndryshuar elementë që lidhen me lidhen me bashkëjetesën e opozitës me qeverinë.

‘Rikthimi në diskutimet parlamentare ndodhi si rezultat i plotësimit të dy kërkesave të opozitës. Nuk më duket marrëveshje si funksionon parlamenti. Parlamenti duhet të funksionojë në çdo rast, kam insistuar që të ishte arenë debati. Ka qenë e papranueshme që parlamenti në mënyrë të njëanshme ka ndryshuar elementë që lidhen me bashkëjetesën e opozitës me qeverinë. Ndryshimi në mënyrë të njëanshme tregon se po i heqin fuqinë parlamentit.’- tha Tabaku.

Për ligjin për amnistinë, të cilin kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar si ‘Pazar’ mes Rithemelimit dhe PS-së, Jorida Tabaku tha se nuk ka asgjë të keqe të votosh një ligj ku lirohen protestuesit.

‘Nuk mbaj mend asnjë rast që opozita të votojë kundër amnistisë. Amnistia votohet nga opozita, pasi janë shumë njerëz qytetarë padrejtësisht të futura pas hekurave. Edhe ndaj protestuesve jemi borxhli pasi nuk duhet të jenë padrejtësisht pas hekurave. Vendimet e SPAK kundër krimit dhe korrupsionit nuk duhet në mënyrë absolute të amnistohen, këto të dyja arrihen me amnistinë që u kalua në Kuvend. Kolegët që i drejtojnë do bëjnë të pamundurën që këto çështje të ezaurohen. Dakordësia me Qeverinë nuk ka për të ardhur asnjëherë për të rritura pagat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. S’ka asgjë të keqe të votosh një amnisti kur lirohen protestuesit.’- tha Tabaku.

Sa i takon përçarjes në PD, deputetja tha se secili duhet të dalë përtej interesave të tij personale.

‘Kam qenë gjithmonë me PD-në. Gjithë kësaj kohë kam qenë duke insistuar që opozita të jetë bashkë. Secili prej nesh duhet të dalë mbi interesat e tij personale, për një ofertën politike. Grupi parlamentar nuk është elektorati por përfaqëson elektoratin.’- tha Tabaku.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besi: 12/04/2024 13:50

    mbani qetesi se po flet akademikja e investimeve strategjike doktorreshe jorida

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?