Politikë

Hapet gara për 6 poste në KQZ, 3 opozita dhe 3 mazhoranca. I mbaron mandati edhe nënkomisioneres Lealba Pelinku

2 Tetor, 11:08| Përditesimi: 2 Tetor, 17:05

  • Share

Mes debatesh për dekretin e Presidentit të Republikës për zgjedhjet në Tiranë, Komisioni i Ligjeve hapi garën për 6 vende vakante në KQZ. Do të zëvendësohen 5 anëtarët e Komisionit Rregullator që i mbaron mandati më 5 tetor, dhe nënkomisionerja Lealba Pelinku, mandati i së cilës ka mbaruar 1 vit më herët.

***
Vendimi i Bajram Begajt për të zhvilluar zgjedhje edhe në Tiranë, pavarësisht se Erjon Veliaj vijon betejën në Gjykatën Kushtetuese ka shkaktuar debat edhe në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Demokratët kritikuan ashpër dekretin e Presidentit.

Presidenti shkeli brutalisht kushtetutën. Tani nuk e lënë më të ushtrojë detyrën. Pa u shprehur Gjykata Kushtetuese nuk mund të ketë zgjedhje të pjesshme në këto bashki”, thotë deputeti i PD, Oerd Bylykbashi.

Ky debat u zhvillua teksa Kuvendi hapi garën për zëvendësimin e 5 anëtarëve të KQZ-së në Komisionin Rregullator, që i mbaron mandati më 5 tetor si dhe për nënkomisioneren Lealba Pelinku, mandati i së cilës ka mbaruar 1 vit më parë.

Komisionit Rregullator në KQZ i mbaron mandati më 5 tetor. Duhet t'a kishim hapur garën 30 ditë përpara, por Kuvendi nuk ishte konstituuar”, u shpreh kryetari i komisionit, Ulsi Manja.

Ka një lloj urgjence për shkak edhe të zgjedhjeve. Do mbështeten nga grupime politike. Të procedojmë shpejt”, shtoi deputeti i PS, Damian Gjiknuri.

Anëtarët aktualë të rrinë në detyrë derisa të vijnë anëtarët e rinj. Është garancia e vetme e opozitës në KQZ për këto zgjedhje”, tha deputeti i PD, Saimir Korreshi.

Për nënkomisioneri vijoi detyrën përtej mandatit, u mbyll një sy sepse ishte i opozitës.  Të hapet njëherësh gara edhe për znj. Pelinku në këtë moment”, deklaroi Gjiknuri i PS.

Jam dakord edhe për shpallje vakancës nën komisionerit”, u shpreh Bylykbashi i PD.

Brenda 20 ditësh, PS duhet të gjejë 3 emrat e saj për Rregullatorin, ndërsa PD, 2 emra për Rregullatorin dhe një për nënkomisioner në KQZ.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?