Mandi Nishtulla dhe Silva Gunbardhi

'Falsifikove kontratat', Mandi Nishtulla akuza Silva Gunbardhit se s'i dha asnjë qindarkë nga kënga ‘Të ka lali shpirt’! Eni Çobani ‘pajton’ dy këngëtarët

2 Janar 2022, 17:55| Përditesimi: 2 Janar 2022, 18:18

  • Share

Këngëtari i tallavasë, Mandi Nishtulla, prej kohësh akuzon këngëtaren Silva Gunbardhi dhe bashkëshortin e saj se nuk i kanë dhënë asnjë qindarkë nga fitimet e YouTube për këngën ‘Të ka lali shpirt’.

Nishtulla dhe Gunbardhi janë përballur me njëri-tjetrin në emisionin ‘Shihemi në gjyq’. Sot ai vijoi me akuzat ndaj Gunbardhit se ka falsifikuar kontratat dhe i ka marrë miliona euro, të gjitha fitimet vetë.

Nga ana tjetër, këngëtarja e mohoi dika të tillë, duke insistuar se kontrata është e rregullt.

Në përfundim, Eni Çobani deklaroi se do ta vazhdojnë seancën privatisht ndërsa këngëtari i tallavasë i puthi dorën Gunbardhit teksa në sfond dëgjohej kënga ‘Të ka lali shpirt’.

Komento

Komente

  • Geri: 03/01/2022 00:56

    Haahahahah fiks realitet shqiptar ne ekran tragjikomedi.

    Përgjigju
  • Mirel: 02/01/2022 19:55

    Boll me keto teatro ore se jeni bere per tu tallur ne rruge. Eni Cobani eshte nje njeri qe ska lidhje me ate profesion dhe deftesen e italise e ka falilsifikuar sikur ka mbaruar master atje. Cfare pajtimi ben Eni ore apo i fut nje ore teater sikur zihen Silva dhe ai Nish Tulla dhe ne fund happy end e zgjidhi hallin Eni me Ardit tregtarin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?