Këngëtari Mandi Nishtulla ka habitur me deklaratën se sa lekë fitonte në muaj nga klikimet, ndërsa tha se me këto lekë nuk ishte i kënaqur.
“Më të voglën që marr 40k. (40 mijë euro)”, tha Mandi. A je i kënaqur me 40 mijë euro, më e pakta në muaj?
“Jo, e di pse? Këtu në Shqipëri të kesh 5 gra nuk lejohet t’i mbash të pesta, ndërsa në Arabinë Saudite mund të dalësh ti vetë me të pesta gratë për të ngrënë një akullore dhe shijojmë kënaqësinë”, tregon ai.
Këngëtari i njohur i muzikës tallava kërkoi që të miratohet ligji për të pasur më shumë se një grua.
Ai deklaroi se ka katër gra pa letra teksa u shpreh se ligjërisht është i martuar vetëm me një partnere, e cila është 10 vite më e re, teksa shtoi se ajo nuk është kundër poliganisë.
“Leku kështu nuk shijohet. Në qoftë se në Shqipëri nuk del ligji që një mashkull të ketë 7 kurora, nuk do futet Shqipëria në kurorë. Femra është një gradë e ulët para burrit sepse burri e ka nxjerrë nga brinja vet. Kam katër gra pa letra vetëm këtë të voglën që e kam 10 vite më të vogël se unë e kam me letra. Po të lejohej e kisha bërë se nusja nuk është kundra. E falënderoj që pa lejen time i dërgon lekë fëmijëve të mi”- tha këngëtari në ‘Më lër të flas’.
Pse e kufizon veten me shtate?! Konvertohu ne mormon fundamentalist e mund te kesh dhe 20 po te duash,me mire dhe se sa lejon islami!
Përgjigju