Bledi Mane: Bashën e kanë marrë peng njerëzit e gruas

4 Shtator 2019, 19:37| Përditesimi: 4 Shtator 2019, 19:57

  • Share

1./ E njeh ndokush Xhelalin, mekanikun e heshtur e të lodhur? Po Remzien, mësuesen e fillores përveç ish nxënësve të saj, a e kujton dikush? Përjashtim bën vetëm djali i tyre i vogël, Erlindi, i cili njihet pak fare se u largua i llahtarisur nga puna që bënte në Gjykatën e Lartë. Iku i frikësuar para se ta kapte vettingu. 
Kjo familje e thjeshtë tironce do vazhdonte e qetë të çapte tavën e dheut apo të mbushtte ujë te pusi në fund të oborrit poshtë caracit por rehatinë ia prishi krushqia e djalit të madh, i cili ndryshe nga tradita, u morr për burrë nga një labe. Aurela e Xhaferrit dhe e Xhanes ia vuri syrin që në gjimnaz dhe ca me posesivitetin e saj dhe ca me lekët e fajdeve të Vefa-s, e joshi. Aurela gjeti burrë qysh në vitin 1994 por qysh nga viti 1994 Lulzim Basha nuk ka gjetur grua, Luli ka gjetur një shtrydhëse.

2./ Ishte ministër transportesh dhe nëse doje punë apo financime, do kaloje nëpërmjet kunatit. Emërimet apo shkarkimet në diplomaci kur u bë ministër i jashtëm nuk i aprovonte Luli, por kunati ishte paradhoma e tij. Tenderat e shumta te ministria e brendshme ndryshuan sekser kur Lul Basha u bë ministër dhe në skenë u shfaq kunati i tij që vendoste. E mos harroni 4 vitet kur kryebashkiak i Tiranës u konvertua me vota të vjedhura Lul Basha, përsëri kunati liçensonte, jepte leje ndërtimi apo tenderonte çdo punë publike. Ndërsa në kujtesë po u sjell edhe marrëveshjen e 17 majit 2017 ndërmjet Edi Ramës dhe Lul Bashës kur opozita mori në dorë ministri të rëndësishme, zbatuesi dhe rakorduesi i asaj marrëveshjeje ishte i njëjti sekser. Nuk mund të mungonte Erjoni, vëllai i Aurelës që mori për burrë Lul Bashën, Erjoni djali i Xhaferrit dhe i Xhanes nga fshatrat e Tepelenës i cili edhe sot kur opozita ka vetëm çelësat e kashtës, vazhdon të miklojë kunatin.

3./ Mes gjithë kësaj meseleje tafmaqarësh unë dyshoj te një marrëveshje e fshehtë mes Edi Ramës dhe gruas së Lul Bashës. Prisni, prisni mos u nxitoni e mos reagoni kaq shpejt. Nuk është flirt erotik, është flirt perversësh. Edi Rama tashmë e sheh kush bën ligjin mbi Lul Bashën dhe njëkohësisht sheh edhe grykësinë e familjes së Xhaferr Isufit. Këtyre të fundit u fal pará dhe pasuri pafund vetëm e vetëm që nëpërmjet Lul Bashës të vazhdojnë të shkatërrojnë opozitën. Familja e Xhaferrit pasurohet duke mbajtur peng dhëndërin, dhëndëri mban peng opozitën, Edi Rama qeveris i qetë. Fundja janë më të qetë kështu. Luli në opozitë bën lekë por nuk firmos asgjëkundi e nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore. Çfarë i duhet pushteti Lulit kur është rehat në opozitë?
E njeh njeri Xhelalin dhe Remzie Bashën, dy tironca të qetë që i turbulloi krushqia me një nuse nga Tepelena?
Dhe thonë që tepelenasit janë "harbutë të rrezikshëm"!

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 06/09/2019 01:31

    Je genius ,nuk shtoj asgje nga mjeshtria jote si Human

    Përgjigju
  • Haha: 04/09/2019 23:14

    I mosh je Bledi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?