Sociale

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

25 Dhjetor 2024, 09:03| Përditesimi: 25 Dhjetor 2024, 10:02

  • Share

Berat- Shfaqja "Pixel City",me projeksionet e dritave mbi "një mbi një dritaret" e Mangalemit, të çon në një botë të pasur ngjyrash dhe ndjesish.

Magjisë dhe vezullimit të dritave shumëngjyrëshe që kanë mbuluar gjithë qytetin prej javësh i është shtuar mbrëmjen e djeshme edhe projektimi me mozaike mbi lagjen historike

Artistët vizuale që kanë realizuar magjinë e ndërthurrjes së ndriçimit dhe muzikës këtë vit janë: Lea Brugoli, Ari Dykner dhe Emil Petro.

Sipas këtij projektimi, çdo dritare e Mangalemit shpalos një derë që të çon në një botë të pasur ngjyrash dhe ndjesish.

Projektimi nga ajri "Mangalem shade" ka mrekulluar qytetarët por i ka dhënë njëkohësisht qytetit një pamje madhështore në këtë fundvit.

Ndriçimi me drita shumëngjyrëshe është realizuar edhe në dy urat mbi lumin “Osum”, Urën e Goricës dhe Urën e Varur, dritat e të cilave kanë reflektuar si një “ylber” mbi lumë.

S.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?