Bota
Top 24

Mangkhut godet Filipinet, rritet bilanci i viktimave, shkon në 25

16 Shtator 2018, 08:28| Përditesimi: 16 Shtator 2018, 17:27

  • Share

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën nga tajfuni ‘Mangkhut’, i cili ka goditur Filipinet. Mediet e huaja raportojnë se ky fenomen natyror po lëviz me shpejtësi në jug të Kinës. “New York Times” shkruan se duke u bazuar tek të dhënat e meteorologëve, kjo është stuhia më e fuqishme e këtij viti në botë.

Në ishullin filipinas të Luzonit, tajfuni ka shkaktuar mjaft dëme duke shkulur pemët, ndërsa shumë çati janë shkatërruar. Po ashtu fenomeni është shoqëruar edhe më rrëshqitje dherash dhe përmbytje.

Po ashtu bëhet e ditur se nga tajfuni rrezikohet dhe Hong Kongu i populluar. Ndërkohë nga dëmet e mëdha në Filipine, 5 milionë njerëz kanë mbetur në ‘qiell të hapur’. Tajfuni‘Mangkhut’ është klasifikuar si një stuhi e Atlantikut e kategorisë 5.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?