Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar për postimin e bërë nga kryeministri Edi Rama në tëitter për kompaninë që do ndërtojë portin e Durrësit.
Nëpërmjet një shkrimi në facebook, Berisha shkruan se ndryshe nga çfarë kishte deklaruar kryeministri Rama, qytetarët e Zagrebit e kishin hedhur në kosh projektin e kompanisë “Eagle Hill”.
"Qytetarët e Zagrebit hedhin në kosh të plehrave projektin e Manhatanit të Eagle Hill! Nderim mbrojtësve të Zagrebit!
Turp Edi Ramës që mashtron shqiptarët duke shkruajtur se Egle Hill do ndërtoj Manhatanin e Zagrebit për të justifikuar megaaferën e vjedhjes së miliarda eurove me Dubaim e tij në Portin e Durrësit .sb"-shkruan Berisha.
Lajmi kryesor:
Artikulli për 'Manhattanin e Zagrebit', Rama u kërkon falje qytetarëve: Nuk reflektonte ecurinë e projektit! Meta: Gënjeshtra që nuk zgjati një ditë
B.V/ReportTv.al