Cristiano Ronaldo thyen rekorde kudo. Futbollisti i Al Nasrr të mërkurën njoftoi se ka hapur kanalin e tij në platformën e ‘Youtube’ dhe kur kanë kaluar rreth 24 orë ai ndiqet nga më shumë se 17 milionë subscribers. Një shifër që tejkalon shumë klube me emër në botë, përfshirë edhe Real Madrid, ndërsa ‘Youtube’ e shpërbleu menjëherë duke i dhënë logon e artë, që i jepet çdokujt që numëron 1 milionë subscribers.
Ronaldo, 5 herë fitues i ‘Topit të Artë’, numëron mbi 112 milionë ndjekës në rrjetin social X, 170 milionë në ‘Facebook’ dhe mbi 636 milionë në Instagram ku është edhe më i ndjekuri në botë.
Komento