Monitoruesit e UEFA-s

Manipulimet në FSHF, UEFA tronditet nga denoncimet! Zbardhet takimi me të deleguarit e institucionit europian

17 Shkurt 2022, 13:10| Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 13:15

  • Share

Tre të dërguarit e UEFA-s janë njohur dje me pretendimet e përfaqësuesve të disa shoqatave rajonale, të cilët kanë parashtruar të gjitha parregullsitë e ndodhura në procesin zgjedhor të tyre. Zyrtarët e UEFA-s kanë dëgjuar me vëmendje palën që ankohet për padrejtësi dhe më pas kanë ngritur tezën se institucioni europian i futbollit nuk pranon që çështjet e futbollit të shkojnë në gjykatat penale pa pasur më pas një proces ankimimi në organet e drejtësisë sportive. Pikërisht në këtë moment Eduard Prodani ka ndërhyrë dhe i ka shpjeguar me detaje.

Ish-sekretari i FSHF-së, njohës i mirë i rregulloreve dhe i sistemit të UEFA-s, u ka bërë me dije të deleguarve se “nuk do të kishin shkuar në gjykatën penale, nëse do të funksiononin organet e drejtësisë sportive dhe më konkretisht KAS-i”.

Më tej mësohet se Prodani u ka thënë zyrtarëve të UEFA-s se duke mos pasur Gjykatë të Arbitrazhit Sportiv në Shqipëri, ata janë detyruar t’i drejtohen gjykatës për shkak se nuk kanë asnjë rrugë tjetër.

Prodani ka sqaruar se gjithçka është një qark i mbyllur dhe se kushdo që garon sot përballë Dukës, masakrohet që në procesin e përcaktimit të delegatëve, pa shkuar ende te votimi final.

Ndërkohë zëra të tjerë kanë shpjeguar se si janë shkelur rregullat bazë ose se si kandidatë potencialë nuk janë regjistruar fare për të marrë pjesë në garë.

Zyrtarët e UEFA-s kanë mbajtur shënime dhe ndonëse nuk janë prononcuar, kanë premtuar se gjithçka do të raportohet në nivelet më të larta drejtuese të institucionit të futbollit.

PARALAJMËRIMI

Anëtarë të shoqatave rajonale që pretendojnë se është bërë masakër me procesin e zgjedhjeve nëpër qytete të ndryshme, kanë paralajmëruar zyrtarët e UEFA-s se beteja ligjore do të vazhdojë edhe në vijim, nëse nuk do të ketë një reflektim nga FSHF për të pasur një proces transparent ose nëse UEFA do të mbyllë sytë përballë shkeljeve të rënda që janë bërë.

“Këtu është ngritur një sistem alarmant sa i përket transparencës dhe zgjedhjeve të ndershme. Gjithçka është ndërthurur në mënyrë që të mos ketë garë dhe ju keni mundësinë ta faktoni këtë me gjithçka ka ndodhur gjatë këtyre javëve.

Do t’ju luteshim që të merrni në konsideratë pasojat që mund të sjellë ky sistem i ngritur në Shqipëri për të ardhmen e futbollit të këtij vendi.

Nëse UEFA do të mbyllë sytë para shkeljeve të tilla, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë betejën tonë ligjore në gjykatat tona derisa të shohim se ky sistem i kalbur të shembet”, mësohet të jetë thënë në takimin e djeshëm./ Panorama Sport

Komento

Komente

  • Erzeni: 22/02/2022 14:49

    do irruani booool dukes shifni ato qe vjedh rama velia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?