"Shtëpia e futbollit” ku ishte prezent ditën e sotme presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, së bashku me presidentin e FSHF-së Armand Dukën dhe kryeministrin Edi Rama, është një objekt që po e kthehejnë si shtëpi qesharake, pasi po inagurohet çdo vit, sa herë këtu vjen ndonjë zyrtarë i lartë i futbollit.
E njëjta gjë u tha edhe para zgjedhjeve të FSHF-së, në atë kohë kur për vizitë erdhi presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin.
Më shumë se sa inagurimi i zyrave luksoze ku qëndrojnë krerët e FSHF-së, propaganda e FSHF-së kishte si qëllim që të fshehte të vërtetën e vizitës së presidentit të FIFA-s sot në Tiranë.
Në gjithë axhendën e publikuar nuk përmendej fakti se presidenti Infantino kishte si qëllim një tjetër gjë personale të tijën, e cila është sigurimi i votës nga FSHF.
Në muajt e ardhshëm të vitit që vjen do të zhvillohen zgjedhjet për presidentin e ri të FIFA-s dhe kjo ishte qëllimi kryesorë i vizitës së sotme që Gianni Infantino bëri në kryeqytetin shqiptar, ku ai do të rikandidojë për një mandate tjetër. Një vizitë që ka si qëllim vetëm marrjes e votës nga ana e FSHF-së.
Turi elektoral i Infantinos do vijojë edhe nesër në Kosovë ku do të synojë të njëjtën gjë, sigurimin e votës nga FFK-ja.
Një tur që e ka nisur me Federatat e dorës së fundit që i ka dhe më të lehta për tu marrë votat. Sigurohen kollaj, mjafton një vizitë qokë e shkelje syri si kjo e sotmja.. (TemA)