Ish kryeministri Sali Berisha është kujdesur që frymën e tij jo demokratike ta përcjellë edhe në forumet e reja që lindin nga partia demokratike. Skerdjan Dhuli anëtar që prej vitit 2011 në Forumin Rinor të Partisë Demokratike zbuloi sot në Sot Live në Shqipëri në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu gjithë skandalin e votimeve të zhvilluara ditën e shtunë brenda forumit.
Ish kryetari prej 6 vitesh i FRPD, Belind Këlliçi ishte kujdesur që jo vetëm të përzgjidhej kandidati i tij i preferuar por edhe të zhvillonte një manipulim në procesin e votimit duke i shtuar një numër votash të konsiderueshëm.
Dhuli sqaroi në Report Tv e cilësoi si skandal ndërsa tha se përveçse në këto zgjedhje kishte manipulim që nuk do shumë ‘hetim’ për ta zbuluar, Këlliçi ishte kujdesur që kandidatët të cilët ‘nuk ia mbushnin mendjen’ siç ishte edhe rasti i Skerdjan Dhulit të krijonte një process të ri anëtarësimi.
‘Faleminderit që dhatë mundësinë për të zbuluar një skandal të tillë një maskarade të tillë e cila ka ndodhur për fat të keq në PD. Një proces që duhet të ishte peligrinazh demokracie u kthye në morg. Një parti që nuk zhvillon dot zgjedhjet e rinisë së saj nuk mundet të ecë dot përpara. Kanë ndodhur manipulime të jashtëzakonshme, në shumë degë së pari procëesi nisi i padrejtë nnga 6 kandidatë listën e anëtarësisë e kishte vetëm njëri prej tyre, i preferuari i ish kryetarit. Unë jam anëtar i FRPD që prej vitit 2011 nuk figuronte lista ku emri im të ishte si anëtar. Pse? Se udhëzimi i grupit të punës nga ish kryetari thoshte se duhet të rianëtarësohesha.’- tha Dhuli në Report Tv.
Anëtari prej 11 vitesh i FRPD-së, jo vetëm që nuk mori asnjë shpërblim për 11 vite pune pranë forumit por madje u përball me mospërfillje nga ish kreu i FRPD, sipas Dhulit. Më tej ai zbuloi gjithashtu se Këlliçi gjithashtu kishte përdorur Bashën si ‘kartë’ për të justifikuar gjithë procesin me anëtarët e FRPD-së.
‘Kandidatët e tjerë jo të preferuar të ish kryetarit duhet të ri anëtarësoheshin duke plotësuar një formular ndërkohë që kandidati i tij i preferuar e kishte emrin në listë.
Pse 5 kandidatë se kanë listën e anëtarësisë dhe një e ka? Ish kryetari gënjente duke thënë se listën e ka marrë Lulzim Basha kur është larguar nga partia.’- tha Dhuli.
Skerdjan Dhuli gjithashtu zbuloi se përpos se nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë në një nga degët e Tiranës nga 74 persona që votuan rezultojnë 100 vota brenda kutisë së votimit.
Pas mungesës së listave kandidatët nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë grupin Belindi e kishte ngritur në favorizim të një kandidati. Shkojmë te dita e zgjedhjeve, që në degën nr 5 në Tiranë kanë votuar 74 persona ndërkohë në proces verbal gjenden 100 vota.- tha ndër të tjera Dhuli në Report Tv.
Reagimi i anëtarit të FRPD vjen pas disa denoncimeve të dala për zgjedhjet në FRPD të cilat u zhvilluan të shtunën.
Denoncimet dje për zgjedhjet në FRPD ishin të shumta. I sapo-zgjedhuri në krye të forumit Rinor të PD, Besart Xhaferi mund të mos e mbyllë mandatin e tij në krye të të rinjve demokratë. Sipas statutit të vetë PD, në forumin rinor bëhen pjesë të rinjtë nga 15-35 vjeç. Xhaferi është 32 vjeç dhe në përfundim të mandatit 4 vjeçar ai do të ishte 36 vjeç, pra do ta ushtronte mandatin në shkelje të statutit. Ndërkohë, në rrjetet sociale menjëherë pasi Xhaferi u shpall fitues kanë nisur denoncimet për parregullsi në procesin zgjedhor. Në rrjetet sociale qarkullojnë disa foto, ku duket se 1 votues ka votuar më shumë se një herë, ka votues që nuk janë anëtarë sipas statutit etj.
30 VJET DEMOKRACI DHE PD NUK JETON PA MANIPULIM VOTASH.NGA MANIPULATOR PROFESIONIST,NE AKUZUES TE MANIPULIMEVE TE VOTAVE,MADJE FARE HAPUR.SA TE JETE SB GJITHMON DO THRASIN SI HAJDUTI QE THRRET KAPENI HAJDUTIN.
Përgjigju