Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi me mbikçyrje policore" për drejtuesen e shërbimit të proves në Kurbin, Lindita Lelçaj e cila u arrestua të marten nga policia për korrupsion.
Seanca gjyqësore është zhvilluar në ambjentet e spitalit rajonal të Lezhës, pasi Lelçaj ka shfaqur probleme shëndëtësore dhe është shtruar në spiral menjëherë pas arrestimit. Sipas burimeve prokurorja Arjola Preçi ka kërkuar që drejtuesja e Shërbimit të Provës të qëndroj në burg, por referuar gjendjes së saj shëndetësore gjyqtari Aurel Arapi vendosi një masë më të butë ndaj saj.
Avokati Edmond Buna u shpreh se klientja e tij ka një sërë problemesh shëndetësore dhe nuk është shprehur ende për akuzat e ngritura ndaj saj dhe për këtë arsye kishte kërkuar masen e sigurisë detyrim paraqitje.Lindita Lelçaj është vënë nën akuze për "Shpërdorim Detyre", pasi dyshohet se manipulonte provat për pesona që vuanin denimin, duke dhënë verifikime edhe per të dënuar që ndodheshin jashtë vendit. Sipas prokurorisë
Janë mbi 10 raste të dokumentuara, ku Lelçaj ka marrë para në këmbim të vërtetimeve për persona që duhet të ishin në shërbim prove por realisht ndodheshin jashtë Shqipërisë ose nuk paraqiteshin fare sipas vendimit të gjykatës për të mbajtur kontakte me shërbimin e provës.
Lelçaj manipulonte provat për persona që vuanin dënimin, duke dhënë verifikime edhe për të dënuar që ndodheshin jashtë vendit. Sipas burimeve, gjatë momentit të arrestimit, shefes së shërbimit të provës i është gjetur edhe një sasi vlere monetare, të cilat i ishin dhënë nga i infiltruari.