Manja: Drejtësia të bëjë drejtësi për vrasjet e 21 janarit! Ndihemi të lehtësuar me vendimin e Strasburgut

19 Janar, 09:57| Përditesimi: 19 Janar, 13:04

  • Share

Kur duhen edhe 2 ditë nga 13-vjetori i vrasjes së protestuesve të opozitës më 21 janar 2011 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, kur në qeveri ishte Sali Berisha, ende kërkohet të vihet drejtësi për vrasjen e tyre nga plumbat e pushtetit.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, thotë se drejtësia duhet të bëjë drejtësi për vrasjen e tyre, e bëri thirrje që ngjarja të zbardhet në të gjithë dimensionin e saj. Në një kohë kur Gjykata e Strasburgut me vendimin e saj i hapi rrugë rihetimit të 4 vrasjeve, ministri Manja tha se ndihen të lehtësuar me këtë fakt, e se tashmë i takon drejtësisë të vërë drejtësi.

‘Kam një qëndrim konstant për 21 janari. Që në 2011 kam kërkuar drejtësi për 21 janarin. Drejtësia të bëjë drejtësi për 21 janarin. Të zbardhet e vërteta për 21 janarin në të gjithë dimensionin e saj si ngjarjes. Ndihemi të lehtësuar nga vendimi i gjykatës së Strasburgut. Tani takon drejtësisë të bëjë drejtësi.’- tha Manja.

Deklaratën ministri Manja e bëri pas një aktiviteti për prezantimin e ligjit të ri për Arbitrazhin. Manja tha se është një ligj i shumë pritur, i cili do të ofrojë zgjidhje të mosmarrëveshjeve jashtë dyerve të gjykatës dhe do t’i shërbejë biznesit e individit, pasi ofron një zgjidhje të shpejtë dhe me pak kosto.

‘Është një ligj që unë e thash është i shumë pritur që do të jetë një instrument i rëndësishëm në duart të profesionisteve të ligjit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve jashtë dyerve të gjykatës. Është një ligj që do ti shërbejë biznesit pasi ofron zgjidhje të shpejtë dhe me më pak kosto të mosmarrëveshjeve qoftë ndërmjet individëve po ashtu edhe për biznesin. Ne e filluam këtë vit dhe e kemi në axhendën tonë përgjatë gjithë vitit 2024 promovimin e këtij ligji. Ministria e Drejtësisë ka parashikuar disa aktivitete në dosja rajone të Shqipërisë për ta promovuar këtë ligj me profesionistë dhe bizneseve. Është një instrument i ri në duar të profesionistëve. E shohim si instrument për të lehtësuar edhe numrin e dosjeve në gjykatë duke qenë se është një mjet i ri ligjor ka nevojë që të pr9omovohet. Biznesi ka detyrë që të dijë risitë e këtij ligji edhe qytetarë. Ligji është në fuqi i zbatueshëm që sot. Ne na duhet kemi një klasë arbitrash të arbitrazhit por na duhen profesionistë të rij që do të përfshihen në përdorimin e këtij instrumenti ligjit.’- tha Manja.

Në protestën e 21 janarit 2011, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ mbetën të vrarë nga armët e punonjësve të shtetit, 4 protestues opozitarë (atëherë PS): Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?