Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, nga Korça ka kërkuar votat e opozitës lidhur me amnistinë. Ai është shprehur se amnistia nuk ka të bëjë me diçka partiake të njëanshme, ndaj e për këtë i ka kërkuar kolegëve parlamentarë të opozitës për të votuar në seancën e radhës projektligjin e amnistisë.
Kjo amnisti ka kaluar edhe në qeveri dhe pritet që të hënën të kaloj në kuvend, por duhen 84 vota përfshirë deputetet e opozitës, të cilët i ftoi të bashkojnë votat për të kaluar këtë ligj.
“U përgjigjem të gjithë familjarëve të të dënuarve që presin nga ligji i amnistisë. Ministria e drejtësisë ka bërë detyrën, bëmë një draft të amnistisë, në vlerësimin tim si ministër është një amnisti e gjerë, e kaluam në qeveri dhe e depozituam në parlament. Amnistia ndjek qëllime humane, dhe qëllimi është rehabilitimi dhe riintegrimi i të dënuarve në shoqëri dhe familje, por ka dhe qëllimin se e lehtëson sistemin nga mbipopullimi. Ne detyrën tonë e bëmë dhe e dorëzuam draftin në parlament, por nuk e konsideroj si detyrë të kryer për sa kohë ligji i amnistisë nuk ka marrë votën e deputetëve në parlament. Është një ligj që kërkon 84 vota pra dhe votën e kolegëve të opozitës.
Shfrytëzoj rastin sot nga Korça t’iu bëj thirrje kolegëve të opozitës, deputetëve të saj, që kanë qenë një shtysë e konsiderueshme për të bërë një draft ligji të amnistisë, që me fillimin e sesionit parlamentar në Janar të bashkojnë votat me ne, ta miratojmë këtë ligj, që tu japim mundësinë afro 700 të dënuarve të bashkohen me familjet e tyre. Duhet ta kishim bërë përpara vitit të ri por qe e pamundur. Mendoj që si mazhoranca dhe opozita kanë axhendat e tyre politike, por amnistia është akt humanizmi dhe deputetët përfaqësojnë popullin, marrin dhe sensibilitetet e tyre në zona edhe nga familjarët e të dënuarve. Jam besimplotë që edhe kolegët e opozitës do na bashkohen tani në Janar për tu dhënë mundësinë këtyre të dënuarve të përfitojnë një orë e më parë nga amnistia. Parlamenti fillon të hënën e javës që vjen dhe drafti i ligjit të amnistisë është një nga aktet që presin në tryezën e deputetëve të kuvendit të shqipërisë”-tha Manja.
Manja ishte në Korçë, për inaugurimin e zyrës për shërbimin juridik falas, ku tha se në të gjithë Shqipërinë janë 20 zyra të tilla. Manja deklaroi se një nga reformat në drejtësi është ndihma juridike falas, ku përfitojnë kategoritë vulnerabël dhe personat me aftësi të veçanta, kategori që nuk janë në gjendje t’i marrin këto shërbime juridike me buxhetin e tyre personal.
“Sapo përuruam zyrën e ndihmës juridike falas e cila do të ofrojë për të gjitha kategoritë në nevojë shërbime juridike falas, të garantuara nga shteti. Është një projekt i financuar nga agjencia austriake për zhvillim dhe UNDP, sigurisht në bashkëpunim me drejtorinë e përgjithshme të ndihmës juridike falas nëpërmjet buxhetit të shtetit. Shërbimet juridike falas apo në tërësi, janë shërbime që u takojnë qytetarëve si gjithë shërbimet e tjera, por janë të një natyre të veçantë sepse ofrohen nga autoritetet gjyqësore. Ndihma juridike falas ka si kategori përfituese kategoritë vulnerabël dhe personat me aftësi të veçanta, ka si target grup këto kategori që nuk janë në gjendje ti marrin këto shërbime juridike me buxhetin e tyre personal.
Nëpërmjet kësaj zyre këto shërbime ua garanton shteti, qoftë ndihmën parësore ashtu edhe ndihmën dytësore pranë gjykatave. Kjo ka të bëjë me aksesin në drejtësi, asnjë qytetari nuk duhet ti mungojnë këto shërbime dhe shteti ka për detyrë tua garantojë. Ishte një nga risitë e reformës në drejtësi, dhe ky projekt është ndër më të suksesshmit që ministria e drejtësisë po implementon në territor nëpërmjet edhe donatorëve të huaj. Jemi prezent në 20 bashki të Shqipërisë, me zyrat tona të ndihmës juridike falas, 12 prej të cilave i kemi me donatorët, ndërsa 8 zyra të financuara tërësisht nga buxheti i shtetit. Ambicia dhe synimi ynë është të shtrihemi në të gjitha bashkitë e Shqipërisë”-tha Manja.
I pyetur për hartën e re gjyqësore, Manja tha ka për qëllim të rrisë eficencën e shërbimeve gjyqësore, madje kjo hartë u konfirmua edhe nga Gjykata Kushtetuese. Sipas tij ngarkesa e dosjeve është një sfidë e sistemimit të drejtësisë e cila ka nisur edhe para hartës së re gjyqësore.
Ministri i Drejtësisë tha se nga data 1 Shkurt i vitit të shkuar në Gjykatën e Apelit në Tiranë, pas hartës gjyqësore, koha e dhënies së drejtësisë është shkurtuar me një vit.
“Harta e re gjyqësore kishte qëllim të rriste efiçencën e sistemit të drejtësisë. Nuk dua të ndalem tek konfirmimi i hartës gjyqësore edhe nga gjykata kushtetuese, sepse është çështje e tejkaluar por kujdesi ynë është që qytetarëve tu garantohet akses te drejtësia. Edhe kjo zyrë që hapim sot shkon në të njëjtin drejtim. Tashmë çështja e dosjeve në gjykata apo ngarkesa e tyre, është një problem që është një nga sfidat e reformës në drejtësi që kemi sot. Kishte dosje të prapambetura edhe para reformës në drejtësi, por u krijua një mbivendosje dosjesh në të gjithë shkallët e sistemit të drejtësisë për shkak edhe të procesit të vettingut dhe largimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ky proces”, tha Manja.
Manja tha se drejtësia duhet ta hetojë deri në fund vrasjen e Arben Lleshit në burgun e Peqinit.
Ministri nuk komentoi ndryshimet qeveri duke thënë se nuk është personi që përgjigjet për këtë situatë, pasi sipas tij është kapiteni i skuadrës ai që vendos.
Per amnisti te burgosurish e shtrini doren,po per voten e emigranteve pse nuk e shtrini doren,pse nuk u vjen zeri?!
PërgjigjuIl manja jep dorheqjen se ka mbaruar koha jote.hapi rrugen socialisteve te ndershem se ti e ke sistemuar gjithe fis e farefis neper poste shteterore.
Përgjigju