Manja: Janë thelluar hetimet në 2 bashki për abuzime me detyrën! Nuk ka asnjë mundësi që të zhduken provat, kallëzimet janë regjistruar si vepra penale

24 Maj 2022, 12:17| Përditesimi: 24 Maj 2022, 13:10

  • Share

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se njësia Antikorrupsion ka thelluar hetimet në 2 bashki për abuzime me pronat.  

“Antikorrupsioni ka kryer hetime për pronat në të gjithë bregdetin. Hetimi do kohën e vet sepse duhen administruar të gjithë praktikat dhe dokumentat që dyshojmë se janë të natyrës abuzive. Kemi në 3 zyra vendore të Kadastrës por edhe në 2 bashki ku njësia antikorrupsion ka thelluar hetimet dhe shumë shpejt do kemi rezultatet. Do jua bëjmë me dije nëse janë shkelje administrative apo penale. Abuzimet që po hetojmë janë penale”, tha Manja.

Ndër të tjera theksoi se nuk ka asnjë mundësi që të zhduken provat dhe të gjitha kallëzimet po hetohen penalisht.

“Mundësia që të zhdukin provat është zero sespe koordinatorët antikorrupsion i ka sekuestruar të gjitha dokumentet shkresore. E dyta, për ecurinë e kallëzimeve që kemi depozitar në prokurori dhe SPAK, marrin informacion për ecurinë e kallëzimeve tona, për një pjesë hetimet penale janë në fazën e fundit, madje ka zyrtarë me masë sigurimi dhe këtu i referohem Sarandës dhe Fierit ndërsa një pjesë tjetër e zyrtarëve po hetohen në gjendje të lirë. Kur kontaktoni me Agjensitë e Zbatimit të Ligjit mund të pyesni për ecurinë e kallëzimet sepse janë hetime administrative dhe i referohen abuzimeve në administratën publike. Deri tani, të gjitha kallëzimet janë regjistruar si vepra penale”, tha Manja.


Lajmi kryesor:

Pas shkarkimit nga Rama, Manja kallëzon në SPAK ish- drejtoreshën e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, e përfshirë në 2 skema abuzimi së bashku me vartësit e saj


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?