Manja pret gjyqtarët dhe prokurorët amerikanë: Jetësim i plotë i reformës në drejtësi

10 Korrik, 18:55| Përditesimi: 10 Korrik, 18:59

  • Share

Sot, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u takua me një delegacion të lartë amerikan për të diskutuar për ecurinë dhe sfidat e drejtësisë së re në Shqipëri. Takimi, i organizuar me pjesëmarrjen e Prokurores Trina Higgins, Kryegjyqtarit Robert Shelby dhe gjyqtares Paige Petersen, u karakterizua nga një bisedë e hapur dhe konstruktive.

Ministri Manja nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në në përkrahje të Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Ai theksoi se partneriteti i fortë dhe mbështetja reciproke janë thelbësore për forcimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë, duke e bërë atë më të afërt dhe më transparent.

Takimi reflekton përpjekjet e vazhdueshme për të krijuar një sistem të drejtësisë që respekton standardet e larta dhe që ndihmon në zhvillimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?