Ulsi Manja, Ministri i Drejtësisë dhe Presidenti i Eurojust, Michael Schmid

Politikë

Manja pret Presidentin e Eurojust: Shqipëria, partnere kyçe në drejtësinë ndërkombëtare

17 Qershor, 18:44| Përditesimi: 17 Qershor, 18:51

  • Share

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka pritur sot në një takim zyrtar Presidentin e Eurojust, Michael Schmid, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë. Takimi u cilësua si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë penale dhe ndihmës së ndërsjellë juridike.

"Zoti Schmid është një mik i Shqipërisë dhe një partner i çmuar në forcimin e drejtësisë ndërkombëtare," u shpreh ministri Manja në një status në rrjetet sociale, duke theksuar vlerësimin që gëzon Shqipëria në Eurojust si një partnere serioze, efikase dhe aktive.

Në fokus të diskutimeve ishin Skuadrat e Përbashkëta Hetimore (JITs), të cilat po rezultojnë si një model i suksesshëm në hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të organizuar transnacional, veçanërisht në bashkëpunim me SPAK dhe autoritete partnere në Europë dhe Amerikën Latine.

“Rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar janë dëshmi e këtij bashkëpunimi të ngushtë,” tha Manja, duke theksuar gjithashtu se Shqipëria mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një sistemi drejtësie efikas dhe të besueshëm, në përputhje me standardet evropiane.

Takimi vjen në një moment kur përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur detyrimet në procesin e integrimit evropian janë intensifikuar, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe drejtësisë penale.

H.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?