Ylli Manjani

Politikë

Manjani ironizon 'të pavarurit' e PD-së/ Stil i ri elektoral: S’e dua partinë, por dua votën dhe rrogën

12 Tetor, 12:55| Përditesimi: 12 Tetor, 13:11

  • Share

Ylli Manjani, ka reaguar me ironi ndaj kandidaturës së aktorit Florjan Binaj në zgjedhjet e 9 nëntorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se “i pëlqen shumë stili i ri elektoral që s’e dua PD-në, por dua vetëm votën dhe rrogën”, duke iu referuar qëndrimit të disa kandidatëve të cilët prezantohen si “të pavarur”, megjithëse garojnë me mbështetje politike.

"Më pëlqen shumë ky stili i ri elektoral që: nuk e dua PD, por i dua vetëm votën edhe rrogën. E sigurt që Florjan Binaj nuk është Florjana Garo, e cila ka përshtatur emrin që të ngjajë si e pavarur, apo jo?!", shkruan Manjani.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?