Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka vijuar debatin juridik mbi ndryshimet e reja në Kodin Penal, të paraqitura ditë më parë me Draft nga ministria.
Ai ka ngritur sërish shqetësimin, sepse jo vetëm që nuk zgjidh disa probleme në Shqipëri, por i përkeqëson ato.
Me një postim të radhës në profilin e tij në rrjetin social Facebook ai bën një analizë të thellë dhe shpjegon anën negative që kanë këto ndryshime të propozuara. Më herët juristi kishte kritikuar ndryshimet për çështjet e korrupsionit dhe koncepteve penale për disa nga veprat, që kishin paradokse logjike.
Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:
“1. Përgjegjësi penale për veprime të ligjshme.
A mund të ketë përgjegjësi penale për persona që kanë marrë vendime të ligjshme ose kanë përfituar nga vendimet e ligjshme?
Pra, zyrtarët që kanë marrë vendime të cilat janë ende në fuqi,sepse legjitimieti i tyre nuk është vënë kurrë në diskutim, pse duhet të jenë në ndjekje penale?!
E njëjta llogjike vlen edhe për mbajtësit e lejeve, liçensave, kontratave publike etj, të cilat janë ende në fuqi dhe, prezumohen se kanë ardhur nga një proçes i ligjshëm ligjor.
Po e njëjta llogjikë vlen për marrëveshjet e kontratat private, kontratat e sponsorizimeve.
Nëse nuk kanë shkelur ligjin, përse merren në përgjrgjësi penale për produktet e ligjshme?!
A është ende paligjshmëria kriteri numër një i ekzistencës së veprës penale apo jo?!
2. Përgjegjësia penale kolektive e bisnesit.
Kemi futur në Kodin Penal një budallëk që dikush nga jashtë na e ka sugjeruar vite më parë. Përgjegjësinë penale të personave juridikë.
Personat juridikë janë grupime njerëzish që rregjistrohen e funksionojnë sipas ligjeve të tregëtisë.
Tani nga njëra anë pranojmë parimin e drejtësisë penale indibidualedhe nga ana tjetër pranojmë përgjegjësinë kolektive, cila anë vlen?! Të dyja nuk rrinë në të njëjtin ligj.
A mund të quhet liri ekonomike, parim kushtetues kjo, kur subjektet juridike tregëtare u dënokan penalisht kolektivisht, për çdo kusur individual të personave të caktuar?!
Pse personi juridik mban përgjegjësi penale qoftë dhe për sjelljen kriminale të ortakut/pronarit apo administratorit të tij?
E kuptoj sanksionimin administrativ të atyre personave juridikë që skanë qenë korrekt me punët publike që kanë marrë përsipër, por dënimin penal nuk e kuptoj fare.
I solla në vemendje këto raste tipike për të thënë se as projekt kodi i ri nuk e ndalon këtë praktikë abuzive, pra të hetimit, gjykimit e dënimit për veprime të ligjshme. Përkundrazi, projekti e shton mundësinë e ndjekjes penale edhe për veprime të tjera të ligjshme...
Njësoj dhe për përgjegjësinë penale të subjekteve juridike tregëtare.
Nuk mund të ketë vepra penale për veprime të ligjshme.
Nëse nuk pranojmë këtë princip, atëherë kot që bëjmë letra, kontrata apo vendime sipas ligjeve. Le të pyesim më parë prokurorët "ta bëj apo jo këtë kontratë/vendim/licensë/leje/sponsorizim...".
Komente
