Politikë

Manjani: Visho Ajazi e ofroi
dorëheqjen disa muaj më parë

30 Tetor 2017, 22:27| Përditesimi:

  • Share
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se dorëheqja e Visho Ajazit përdoret thjesht për të hequr vëmendjen nga çështja e drogës dhe e krimit qeveritar.

Manjani shprehet se Visho Ajazi ka kohë që e ka ofruar dorëheqjen, për arsyet e tij personale.

Statusi i Ylli Manjanit
Dorëheqja e Vishos përdoret thjesht për të hequr vemendjen nga çështja e drogës dhe e krimit qeveritar! Visho ka kohë që e ka ofruar atë dorëheqje, për arsyet e tij personale. Por tani i duhet Kryeministrit për shoë që shmang vemendjen.

Prandaj ti urojmë Vishos Suksese dhe të mbajmë mendjen tek denoncimi i krimit qeveritar me drogën dhe trafiqet! Të mbajmë gjithnjë në mendje padrejtësinë dhe pabarazinë më të theksuar të shqiptarëve para ligjit, që kjo qeveri ka në konstitucionin e saj!

Një rilindas kanabist nuk është njësoj si një qytetar i zakonshëm! Të mos e harrojmë këtë gjë!

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?