Si u lirua Fatjon Murati? Manovra e drejtësisë, u shpëtua me akuzën ‘armëmbajtje në banesë’! Gjyqtarja Laska zhbllokoi edhe pasurinë 5 mln € të vëllezërve Marku

13 Mars 2023, 16:28| Përditesimi: 13 Mars 2023, 18:11

  • Share

Gjykata e Tiranës ka sqaruar dhe justifikuar lirimin nga burgu të Fatjon Muratit, një personazh me aktivitet të theksuar kriminal në Itali dhe Shqipëri, i cili besohet se ishte edhe shënjestër i atentatit të djeshëm në Tiranë. 32-vjeçari Fatjon Murati u arrestua nga policia në 8 tetor të vitit 2022, pasi ishte shpallur në kërkim si përfshirë në një arsenal armësh që policia kishte gjetur në Tiranë në korrik po të vitit 2022. Kur u arrestua, Murati po lëvizte në makinë me Endrit Doklen, ish-drejtuesin e bandës së Durrësit dhe me kunatin e Dokles, Gentian Reçin. Murati akuzohej si bashkëpunëtor me Kristjan Gjinin, i cili kishte ngritur bazën e armatimit në Tiranë. Si provë ishte gjurma e gishtit e Muratit.

Në 28 dhjetor 2022, gjyqtarja Migena Laska ka liruar nga burgu Fatjon Muratin, duke vendosur për të masën e sigurisë arrest shtëpie, masë e cila nuk është respektuar nga Murati pasi është larguar drejt Kosovës dhe nga Kosova në drejtim të paditur. Gjykata e Tiranës ka sqaruar se gjyqtarja Laska e ka liruar nga burgu Fajton Muratin pasi prokuroria ka zbutur akuzën. Sipas Gjykatës së Tiranës, prokuroria e ka akuzuar Fatjon Muratin për mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit, parashikuar në nenin 278/1 të Kodit Penal, vepër për të cilën parashikohet dënim nga 5 deri në 7 vite burg.

Më pas, sipas gjykatës, prokuroria ka zbutur akuzën, duke e akuzuar Fatjon Muratin për paragrafin e tretë të nenit 278 të Kodit Penal. Paragrafi i tretë parashikon që “mbajtja e armëve në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet”. Mbetet i dyshimtë fakti se pse prokuroria ka zbutur akuzën, duke e çliruar Muratin nga implikimi në bazën e armatimit në Tiranë, duke e akuzuar vetëm për armëmbajtje pa leje në banesë, thua se kishte një çifte pa leje në shtëpi, kur nga ana tjetër kishte prova shkencore për implikimin e të akuzuarit në arsenalin e armëve.

Janë edhe 4 rrethana të tjera rënduese që gjykata nuk i ka marrë parasysh kur ka liruar nga burgu Fatjon Muratin. Së pari, Murati ishte në kërkim ndërkombëtar për aktivitet kriminal në Itali. Së dyti, Murati ishte dënuar disa herë në Itali për trafik droge dhe vepra të tjera penale. Së treti, Murati ishte skeduar si i dyshuar për masakrën e Fushë-Krujës me tre të vrarë. Së katërti, Murati ishte një personazh me rrezikshmëri të theksuar për një masë më të lehtë sigurie. Thyerja e masës së sigurisë arrest me burg e tregoi këtë.

Ndërkaq, gjyqtarja e Tiranës Migena Laska, në maj 2022, ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurisë me vlerë rreth 5 milionë euro të vëllezërve Sokol dhe Elson Marku, dy emra të njohur për drejtësisë. Vëllezërit Marku janë hetuar që në vitin 2019 për trafik droge, pastrim parash dhe dhënie të parave me fajde. Sokol Marku ka qenë i dënuar në vitin 2013 me 5 vite burg për veprën Penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve”.

Policia dhe prokuroria kishin konstatuar se 18 automjete, 3 sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje dhe 1 ndërtesë trekatëshe, janë produkt i parave të trafikut të drogës dhe të përfitimit nga dhënia e parave me fajde. Megjithatë, ndryshe ka arsyetuar gjyqtarja Migena Laska, e cila ka pushuar çështjen, duke shpëtuar pasurinë me vlerë rreth 5 milionë euro nga sekuestrimi dhe më pas konfiskimi. gjyqtarja Migena Laska është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Vetingut në 20 maj të vitit 2021. Vendimi i KPK-së mori formë të prerë në korrik të vitit të kaluar pasi nuk u ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga Komisioneri Publik.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/03/2023 02:08

    Po ndonje byrzyluk elektronik nuk ja vune ketij kur e kaluan ne arrest shtepie me gjithe kete rezume te shkelqyer qe kishte, apo c'ne, i ruajne per hajdutet e pulave?!

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 13/03/2023 23:15

    Migena Laska eshte vajza e Fatmira Laska ish drejtuesja e IlKP. Ka nje djale me nje babrrojs qe ka qene kontigjent krimi ne vitet 1997 .

    Përgjigju
  • Ani: 13/03/2023 19:55

    Po he pra ja kape plase brenda kete. Cfare prisni. Hetoheni duke e patur brenda. Sic beni me njerezit qe spaguajne dritat. Dhe shikohe si u mbidhet bytha koegeve te kesaj He pra Dhe ju gazetaret..ndiqeni turperoheni kete dhe njerezit si kjo

    Përgjigju
  • Termeti: 13/03/2023 19:41

    Nje miku im ne vitet 1990 me tha.Rendi ,drejtesia bie e para dhe vendoset e fundit. Nuk kemi arritur akoma fundin, jemi ne çerek.

    Përgjigju
  • Gjergj: 13/03/2023 18:52

    Ç,tè bèjnè edhe kèta komisionerèt e gjorè tè vetingut? Kur ia nisèn punès atèbotè, 50 tè parèt qè testuan, iu dolèn Gjin Gjonèr tè tèrè. Iu dhanè atè qè meritonin dhe i larguan nga sistemi rrumpallè. Nè tè njèjtèn kohè, 70 kolegè tè kètyre 50 qè u testuan, u larguan vetè sepse e dinin se çfarè do u vinte. Kur u larguan edhe ata,,,u bè puna ca e komplikuar sepse tè gjithè e kuptuan se nuk do mbetej mè asnjè tuxhar qè vetèquheshe prokuror apo gjyqtar, nè atè sistem. Si t,ia bèjmè? Epo ja, ta mbyllim ndonjè sy ndonjèherè, iu thanè. Me mvylljen e syrit,,do kishin bèrè mirè ti jepnin fund edhe asaj pune komplet sepse kjo qè po del tani, i mbulon me turp tè gjithè. A mund ta quash shpresèdhènès njè komision tè tillè qè lè tè livadhisin "gjyqtare" tè tilla?

    Përgjigju
    • Gjergj: 13/03/2023 21:36

      @Riku.E paske qejf atè emrin qè e pèrmend shpesh. Ta paska bèrè mamanè, siç duket. Edhe mos bèj sikur i njeh njerèzit me telepati more koqe kanari.

    • Riku: 13/03/2023 20:47

      Jorgo asnje gjin gjoner nuk kishte te 50 te paret... dhe meqe ra llafi gjin gjoni nuk ka ikur nga vetingu... ishte thjesht nje gjetje e rames si te themi kulaket nga enveri per te justifikuar ne ndergjegjen publike urrejtjen kolektive ndaj drejtesise me apo pa argument...dhe me ate reforme i hengri nja 6 vite pushtet te qeta vidh e vidh se fajin e ka drejtesia dhe pd... jorgo dhe ti shtiresh sikur udhehiqesh nga parimet ne komente por thelle thelle tw del patronazhistizmi ne pah... per keto lloj personazhesh fjala ju shkon gjyqtareve ne kete forme ne nje zarf ke parate ne tjetrin plumbin e ke vete ne dore ke te zgjedhesh... dhe gjyqtari seshte idiot thote me vete kete vend se rregullon as integriteti/sakrifica ime as komentet e jorgos

  • Sali Berisha: 13/03/2023 18:50

    Shefat e policis bashke me policet krminele dhe prokurorët(et) & gjyqtarët(et) kurva qe bashkepunojne me terroristet nuk do kete hajer ky vend, o zot????leshoje te femijet e ketyre kurvave te keqen e popullit????????

    Përgjigju
  • beni: 13/03/2023 18:48

    arrestojeni kete shkerdhate gjyqtare...ose jeni bashkepunetore me kriminelet......

    Përgjigju
  • Antoni: 13/03/2023 17:51

    Nuk eshte ankimuar nga komisioneri publik se i ka gjet mikun

    Përgjigju
  • Mondi: 13/03/2023 17:45

    Gjyqtare ortake me krimin. Ky tipii eshte i perfshire në sa aktivitete kriminale dhe kjo e denon per mbajtje arme pa leje.?? Po mir a e di kjo laska se te mbash nje arme pa leje demohesh me pese vjet burg. Si kshu kjo i jep arrest shtepie ketij te fortit. Apo paraja ça nuk bën.

    Përgjigju
  • Arben: 13/03/2023 17:24

    Gjyqtarja në fjalë bashkëshortja e gazetarit Mustafa Nano…..

    Përgjigju
    • Naçi: 14/03/2023 01:58

      Muç Nano nuk ia del dot me Migenën, por ka disa diversantë të tjerë, dhe ndonjë vajzë, që ia plotësojnë deshirat gjyqtares që zhbllokoi 5 Milionë € të perfituara me prostituta, vjedhje, gravit je, vrasje e drogë! Bravo Vetingu! Shpresoj që fati i banakjeres se shkrete qe rriste mbesen e vet me shumë mund, t’i ndodhi edhe gjyqtares. Karma ekziston! Një ditë do lahen hesapet ne kete bote!

    • aaaa: 13/03/2023 20:58

      prandaj e mbron me kaq force ramen ky muci

    • muçi: 13/03/2023 18:03

      mustafai eshte impotent..po e respekton nje tjeter kte...hahahaa

  • Shpëtimi: 13/03/2023 17:17

    Tiku sa të ketë shokun e Ramës për partner se gjen gjë këtë. Kot se ka atë shprehjen Muçi “të gjithë qelbësirat bashkë të mblidhemi” dhe mesaduket e ka implementuar dhe ke bashkëjetuesja. Kjo dhe vezingun e kaloi qetë ndonëse kishte një mal me probleme për pasurinë.

    Përgjigju
  • Besa: 13/03/2023 17:16

    Ca krimineli Ky Fationi, kushedi ndonje familjar apo kushuri, se ky ka qene djale i mire, seshte ngatrru me njeri! Po kto rrjetet sociale dhe shofer te jesh rastesisht me nje problematik Qe mund te kesh dhe lidhje gjaku, te vene 10 Vrasje ne kurriz te bejne pale..

    Përgjigju
  • Gjyqtari i Apelit: 13/03/2023 17:04

    Te nderuar qytetare, neve jemi ne sherbimin tuaj.por qe tju sherbejme duhet te paguani shtrenjte.. Ne nuk kemi as humanizem,as logjike per drejtesi. Perderisa une e kam familjen mir e te lumtur ne Kanada, dhe vete jam ketu duke zoteruar mbi 12 mln euro pasuri, pse duhet te bej drejtesi per ju? Juve e meritoni te vuani. Kush ka para edhe me vrasje do dali i lire..kush nuk ka per nje fije eletrike do trajtohet si kriminel e do burgoset per 7 vite.. seanca deklarohet e mbyllur.. (kam nje darke me politikanin dhe mikun e tij qe eshte baron i droges)

    Përgjigju
  • Shef turi: 13/03/2023 16:55

    Ligj ka por eshte per fukarejnte jo per kriminele

    Përgjigju
  • Bobani: 13/03/2023 16:47

    Ne Shqiperi, fillimisht te vret sistemi i drejtesise e pastaj krimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?