Prokurori, Dritan Gina dhe Rovena Gashi

Kronikë

Manovra e fundit/ Prokurori Dritan Gina i ikën sërish Vetingut pasi u ‘sëmur’ 11 ditë! Biznesmeni: Më kërcënoi për të më zhvatur 30 mijë euro

26 Korrik 2021, 19:43| Përditesimi: 26 Korrik 2021, 19:56

  • Share

Prokurori i Tiranës, Dritan Gina, ka arritur të shtyjë edhe një herë përballjen me Komisionin e Vetingut, përmes një kërkese, për përjashtimin trupës gjykuese të përbërë nga Etleda Çiftja, Xhesila Pine dhe Valbona Sanxhaktari. Pasi shtyu me 11 ditë seancën dëgjimore, duke paraqitur një raport mjekësor, në seancën e sotme, Dritan Gina dhe avokati i tij Eno Bushi thanë se nuk kishin marrë përgjigje për një kërkesë për përjashtimin e zonjave Çiftja dhe Pine. Gina tha se kishte bërë dy kërkesa, një përjashtimin e anëtares Valbona Sanxhaktari, e cila ishte trajtuar dhe rrëzuar, si dhe një kërkesë për përjashtimin dy anëtarëve të tjera. Trupi gjykues u tërhoq për të verifikuar pretendimin, ku rezultoi se Dritan Gina kishte bërë në fakt vetëm një kërkesë, për përjashtimin e Valbona Sanxhaktarit.

Por, Gina këmbënguli se e kishte bërë kërkesën. Gina kishte parapërgatitur një raport me shkrim për të gjithë këtë situatë. Ai lexoi raportin e gjatë, ndërsa tha se mosshqyrtimi i kërkesës për përjashtim të dy anëtarëve të trupës e bënte të pavlefshëm hetimin. Trupa gjykuese kishte mbetur e befasuar nga kjo manovër. Në një moment, Xhesila Pine ‘zuri ngushtë’ prokurorin Gina, teksa e pyeti se pse nuk kishe bërë një kërkesë për përjashtimin e tre anëtarëve, por i kishte ndarë në dy kërkesa. Trupa gjykuese u tërhoq edhe një herë në dhomë këshillimi dhe më pas vendosi të vijonte seancën, pasi Gina nuk kishte bërë kërkesë të dytë.

Në këto rrethana, Gina bëri një tjetër manovër procedurale, ku kërkoi përjashtimin e të gjithë trupës gjykuese në bllok. Por, jo vetëm kaq. Gina kërkoi edhe kohë për të përpiluar kërkesën. Trupa gjykuese u tërhoq edhe një herë në dhomë këshillimi dhe vendosi ta pranojë kërkesën. Trupi gjykues i la kohë Ginës deri nesër për të paraqitur kërkesën dhe më pas do të caktojë seancën dëgjimore, për ta njohur prokurorin me rezultat e hetimit. Kjo e sotmja pritet të jetë edhe manovra e fundit e prokurorit Dritan Gina, për shtyrë përballjen me Vetingun.

Biznesmeni denoncon Ginën

Ditën e sotme, biznesmeni shqiptar me shtetësi norvegjeze, Bujar Zhuri, ka denoncuar prokurorin e Dritan Gina se e ka kërcënuar për t’i zhvatur 30 mijë euro, përmes jë dosje, sipas tij, të sajuar. “Më kërcënon prokurori Dritan Gina, më thanë që do bëjnë një hetim ndërkohë që unë nuk jam i dënuar. Ishte e qartë që bëhej fjalë për gjobë. Më thanë që kemi një indicie në vitin 2014 dhe unë i thashë ju nisni hetimin në 2021! Avokatët, të cilët kanë punuar me z. Gina më ofruan zgjidhje me lekë, e cila shkonte deri në 30 mijë euro. Unë lajmërova ambasadën norvegjeze dhe më thanë që je në rregull. Për çështjen që flisnin z. Gina dhe miqtë e tij unë kam fituar dëmshpërblim. Këta elementë kriminelë janë akoma në drejtësi. Unë kam bërë kallëzim në SPAK. Përgëzoj punën e SPAK dhe Ambasadën Amerikane. Unë kam pasur një përplasje me një politikan shumë të madh në Shqipëri”, ka pohuar Zhuri.

Karriera e Dritan Ginës

Dritan Gina ka një karrierë 18-vjeçare në sistemin e drejtësisë dhe është një emër jo pak i lakuar vitet e fundit për shkak akuzave, dosjeve të pasurisë dhe përplasjeve brenda sistemit të akuzës. Gina është emëruar fillimisht prokuror në Lushnje në vitin 2003, pasi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës. Më pas Gina ka ushtruar funksionin prokuror në Durrësit, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit dhe aktualisht prokuror në Tiranë. Kulmi i karrierës së Ginës arriti gjatë kohës kur kryeprokuror ishte Adriatik Llalla, sot i dënuar me dy vite burg për fshehje pasurie dhe i shpallur në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përplasja me Arta Markun

Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, ish-drejtuese e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme dhe e cilësuar si krahu i djathtë ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme. Më rënien e Llallës, karriera e çiftit Gina-Gashi mori një goditje të fortë. Në janar 2018, Dritan Gina u shkarkua nga ish-kryeprokurorja Arta Marku si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit ku ishte i komanduar duke u rikthyer në Tiranë, ndërsa gruaja e tij, Rovena Gashi u shkarkua nga posti i drejtueses së Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kaluar prokurore e thjeshtë. Fillimisht, Gina bëri rezistencë, duke refuzuar të lëshonte zyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, por më pas hapi derën për drejtuesin e ri Ardian Nezha. Çifti Gina-Gashi nisni një betejë ligjore, por nuk u ngjitën kurrë aty ku ishin gjatë kohës së Llallës. Pretendimet e tyre u rrëzuan nga Gjykata e Durrësit dhe Gjykata Administrative e Tiranës, duke lënë në fuqi vendimet e kryeprokurores Arta Marku.

Procedimi penal për fshehje pasurie

Në maj të vitit 2018, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se dy prokurorët Rovena Gashi dhe Dritan Gina janë marrë të pandehur për veprën penale të fshehjes së pasurisë, akuzë kjo që është pasuar me urdhrin e pezullimit të tyre nga detyra. Pasuria e bashkëshortëve Gashi dhe Gina po hetohej nga Prokuroria e Durrësit. Çifti mori si avokat Çlirim Gjatën një funksionar i lartë i Partisë Demokratike. Sot nuk dihet se çfarë ka ndodhur me dosjen penale të Dritan Ginës dhe Rovena Gashi, por Gina u kthye në pas në detyrë, ndërsa Rovena Gashi do të shkarkohej disa muaj më vonë nga Vetingu.

Shkarkimi i Rovena Gashit

Bashkëshortja e Dritan Ginës, Rovena Gashi, u shkarkua nga shkalla e parë e Vetingut në korrik të vitit 2018, pasi bashkë me babanë e saj, nuk justifikonin një pasuri me vlerë rreth 93 542 480 lekë ose rreth 930 mijë USD. Rovena Gashi është shkarkuar si prokurore me vendim të formës të Kolegjit të Posaçëm në maj të vitit 2019, pasi nuk justifikonte pasurinë. Gjatë procesit gjyqësor në Kolegjin e Apelimit, ajo kërkoi që të mbrohej nga motra e saj, Ema Gashi, e cila për këtë shkak dha dorëheqjen nga drejtësia. Por, kjo kërkesë nuk u pranua nga trupa gjykuese pranë Kolegjit të Apelimit. Kështu të dyja motrat përfunduan jashtë sistemit të drejtësisë.

Raporti sekret: Gina i korruptuar

Shqiptarja.com ka publikuar më parë një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, drejtuar Komisionit të Vetingut, në të cilin thuhej se Rovena Gashi, është një individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale, ndërsa bashkëshorti i saj prokuror, Dritan Gina është implikuar në veprimtari korruptive. “...për bashkëshortin e Rovena Gashit, shtetasin Dritan Gina, me detyrë (në atë kohë) drejtues pranë PRGJ Elbasan (gjithashtu subjekt rivlerësimi), disponohen të dhëna për përfshirje në veprime të kundërligjshme, shfaqur në formën e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv të prokurorit.. Në këndvështrimin e përgjithshëm të kontrollit apo pastërtisë së figurës së një funksionari publik, në rastin tonë, për subjektin e rivlerësimit Rovena Nuredin Gashi dhe bashkëshortin e saj Dritan Gina në cilësinë ‘person i lidhur’, të dhënat që disponohen dhe çdo dyshim i arsyeshëm për kryerje ose moskryerje të veprimeve, në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës dhe kur këto veprime apo mosveprime sjellin përfitime materiale ose jomateriale të padrejta për vete si funksionar publik apo persona të tjerë të lidhur me të, duke dëmtuar interesin e ligjshëm të shtetit apo të personave të tjerë, cenojnë figurën e tij, integritetin, shkallën e besueshmërisë dhe e bëjnë subjektin e rivlerësimit znj. Rovena Gashi një individ të mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale, sipas përcaktimit të germës ‘c’, të nenit 37 të ligjit 84/2016”, thuhet në raportin e DSIK.

Komento

Komente

  • Ushina: 27/07/2021 13:11

    Ky eshte llumi i llumit bashke me kompani rovin, llallen dhe ushinen e durrsit qe fshehet ne tirone nga frika. Spak ti sukuestroje pasurite pasurite gjithe ketyre monstrave prostituta

    Përgjigju
  • Vritini fshataret: 27/07/2021 05:53

    Ginë k@ri, Llalle fshatari dhe Rovena buçja. Albanistan vend i shkërdh@er.

    Përgjigju
  • Rovena: 26/07/2021 20:38

    A mund ta shpjegoje dikush kur dritan gina ishte n durres prokuror i task forces, pezullohet nga detyra dhe kalon prokuror per minorenet. Brenda pk diteve prokurori pergjithshem adriatik llAlla e trNsferon ne elbasan me emerim ne tirane ku ndodhet dhe sot. Arsyet i din dhe presidenti i republikes se asaj kohe dhe prokurori i krimeve t renda blerim tominaj, dhe prokurori i krimeve t renda besim hajdarmataj. Behej fjale per nje shume 150 mije eurosh te cilat ja kerkon nje ndermarrjeje t rendsishme n durres. Kjo ceshtje ka qene e pergjuar nga sherbimet intsligjente t vendit tone kur adriatik llalla dhe rovena gashi e kishin prone private prokurorine e pergjithshme. Nuk ka prokuror ne durres qe nuk e di ket ceshtje!

    Përgjigju
  • Baftjari: 26/07/2021 20:28

    Te rruat burri qe ke marre o Rovi.

    Përgjigju
  • Adnani: 26/07/2021 19:49

    Po çoç do kesh bërë ti "biznesmen" se nuk të bë njeri kot "gjobë". Aq më tepër që nuk ta ka kontaktuar fare prokurori. Thjesht kanë dashur të të përshkojnë disa avoketër

    Përgjigju
    • norvegjezi: 27/07/2021 22:35

      pyeteni mire kete biznesmenin Zhuli jo Zhurri sa burg ka bere ne norvegji per lidhje me trafikante droge .. pastaj te dale te bilbilose ky per lloqe

    • Dushku: 26/07/2021 21:35

      Ky Bujari nga mesuese fiskulture me shkolle nate, nga fshatrat e Lushnjes, nje mashtrues ordiner emigron ne Norvegji dhe merr azil politik gjasme e persekutonte rregjimi i Fatos Nanos. Bejani publike dosjen e do shifni ka qene bashkepuntor i sigurimit te shtetit

  • Vettingu: 26/07/2021 18:41

    Akoma vazhdon prokuror ky burr prostitute. Ky eshte koker legeni hajdut,mashkull pa dinjitet. Rovena Llalla e beri prokurorine sebashku me Adriatik Gashi llallen Konkubinat. Sekuestroini pronat ketij hajduti se me ate rroge qe ka pasur ai dhe ajo gruaja e Llalles Rovi,as nje gazonjere nuk blen, jo mo keta tallin trapin me prona buze detit hotele e shtepi nga 10 cope. Si nuk ka turp ky moster qe gruaja e tij pallohet me Llallen akoma dhe ky beka dhe floket me gel...mesiguri do jete semure me hemoroide...hahahah race e degjenruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?