LEZHË- Dy të rinj në Lezhë, kanë rrezikuar jetën e kalimtarëve në rrugë duke bërë manovra të rrezikshme dhe drif në mes të qytetit me makina. Identifikimi i tyre u bë nga policia e Lezhës, pasi këto momente, i kishin regjistruar dhe i kishin publikuar në rrjetet sociale.
Menjëherë policia ka bllokuar 2 automjetet dhe për secilin prej drejtuesve ka vendosur masën administrative prej 40.000 lekësh. Gjithashtu ndaj tyre ka nisur hetimi për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, drejtuesit e mjeteve, K. F., 25 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Ishull Lezhë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.