Politikë

Manual për diasporën/ Si të votoni kur ju vjen zarfi: Fleta ‘blindohet’ në 3 zarfe, s’duhet asnjë shënim! Telefononi korrierin që t’ju marrë votën nga banesa (KUJDES AFATET)

14 Prill, 16:38| Përditesimi: 14 Prill, 18:52

  • Share

Hapeni zarfin plastik të postës me kujdes. Brenda saj do të gjeni:

1.Një zarf tjetër për kthimin e votës

2.Një manual se si duhet të veproni

3.Një numërator me kontaktet e postës në të gjitha shtetet

4.Zarfin B i cili ka një kod që tregon se kush jeni ju.

5.Brenda zarfit B do të gjeni zarfin A i cili nuk ka asnjë të dhënë personale dhe është e njëjtë për të gjithë.

6.Brenda në zarfin A, është fleta e votimit.

Në këtë rast, ne kemi mundësi të bëjmë maksimumi 2 zgjedhje:

1.Të votojmë një parti/koalicion

2.Të votojmë vetëm një kandidat

3.Ne mund t’i bëjmë të dyja njëkohësish, por kandidati duhet të jetë i së njëjtës parti (brenda të njëjtës shtyllë).

Nuk mund të votojmë një parti A dhe një kandidat të një partie tjetër B.

Pasi plotësoni fletën e votimit, kryeni këto veprime:

1.Paloseni fletën

2.Futni vetëm fletën e votimit brenda zarfit A dhe mbylleni zarfin A me kujdes.

3.Zarfin A futeni brenda në zarfin B dhe mbylleni edhe atë mirë me ngjitës.

4.Mos bëni asnjë shënim mbi zarfe dhe as mos fusni gjë tjetër në to.

5.Zarfin B të mbyllur mirë futeni brenda zarfit të verdhë plastik për kthimin që jua ka sjellë në KQZ.

6.Nuk ka nevojë të shkruani adresën e KQZ mbi zarfin plastik, pasi ai është i shkruar paraprakisht.

7.Ngiteni mirë edhe pakon postare.

8.Mos shkoni në postë, por telefononi korrierin t’jua marrë në shtëpi.

9.Numrin e postës DHL për shtetin tuaj, do ta gjeni në numëratorin që jua ka sjellë KQZ bashkë me dokumentet e tjera.

10. Korrieri do të vijë në shtëpi në një orar të dakordësuar me ju.

Këshillohet që këto veprime t’i kryeni brenda 3 ditësh  nga marrja e zarfit, pasi eleminohen vonesat. Çdo zarf që vjen në Shqipëri pas orës 19 të datës 11 maj, nuk numërohet.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?