Bullgaria duket se po tregohet e matur, të paktën publikisht, rreth mundësisë që ajo t’i bashkohet Kroacisë Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat firmosën më 18 mars një marrëveshje tripalëshe për mbrojtjen. Georg Georgiev, ministër i Jashtëm i Bullgarisë Ministria e Jashtme mori një kopje zyrtare të dokumentit të nënshkruar nëpërmjet një note verbale nga Ambasada e Shqipërisë në Sofje më 25 mars.
Në deklarata publike Ministri Shqiptar i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe ai i Kosovës Ejup Maqedonci thanë se Bullgaria është e interesuar për t’u bërë pjesë e saj. I fundit që konfirmoi qasjen e Sofjes, ishte Ejup Maqedonci I cili të martën tha se zyrtarë bullgarë kishin diskutuar më ministrinë e jashtme kroate për bashkimin në këtë aleancë.
Shefi i diplomacisë bullgare edhe pse thotë se shtetit të tij nuk i është dërguar një ftesë zyrtare për tu përfshirë në marrëveshje, nuk refuzon përfshirjen në këtë aleancë. Siç raporton agjencia bullgare e lajmeve saktëson se deri në këtë moment nuk ka nisur një proces zyrtar në lidhje me përfshirjen e këtij shteti anëtar të Natos tek marrëveshja e muajit Mars.
Kjo mund të nënkuptojë se procesi mund të marrë kohë. Më herët. Në përgjigje të dy deputetëve bullgarë që e pyetën për deklaratat e Vengut dhe Maqedoncit kryediplomati bullgar vë theksin edhe tek marrëdhëniet e shkëlqyera me Shqipërinë Kroacinë dhe Kosovën ndërsa sjell në vëmendje angazhimin e vendit të tij me forca të armatosura për paqen në Kosovë.
Komente
