Foto ilustruese

Maqedoni e Veriut/ 16 raste të reja brenda 24 orëve, shkon në 257 numri total i personave me COVID-19

29 Mars 2020, 15:03| Përditesimi: 29 Mars 2020, 15:08

  • Share

Në Maqedoninë e Veriut është rritur numri I të infektuarve me 16 raste të reja, duke e cuar në 257 numrin total të personave pozitivë me COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp ka deklaruar se dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar ne 6 numrin e viktimave.

Kurse të shëruar deri tani janë 3 persona.

“Ndërruan jetë një 91-vjeçar që u paraqit në spital  para 8 ditëve  një pacient 31-vjeçar i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore”, tha Filipçe.

Ndërkohë sipas tij dy persona tashmë për të dytën herë rezultojnë negativ në testimin për coronavirus.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?