Foto ilustruese

Maqedoni e Veriut/ 718 raste të reja dhe 22 viktima në 24 orët e fundit! Shërohen 1,244 të tjerë

24 Janar 2022, 16:29| Përditesimi: 24 Janar 2022, 16:32

  • Share

Shifrat e infektimeve në Maqedoninë e Veriut vijojnë të jenë të larta. Në 24 orët e fundit 718 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Fatkeqësisht 22 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID gjatë këtyre 24 orëve. Sakaq, 1,244 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.

Prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 256,996 raste. 8,240 persona kanë vdekur ndërsa 228,736 janë shëruar në total.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?