Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi

Kosova & Rajoni

Maqedoni e Veriut/ BDI e PDSH bashkë në raundin e dytë të vendoreve! Ali Ahmeti marrëveshje me partinë opozitare të Thaçit

24 Tetor 2021, 22:27| Përditesimi: 24 Tetor 2021, 22:31

  • Share

Partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pjesë e maxhorancës qeverisëse ka arritur marrëveshje me Partinë Demorkatike Shqiptare të Menduh Thaçit, për raundin e dytë të zgjedhjeve vendore që mbahet pas një jave.

Kandidatët e partisë së Ali Ahmetit, presin përkrahjen e votuesve të PDSH-së së Menduh Thaçit në komunat ku kandidatët e BDI-së shkojnë në balotazh, si në Tearcë, Tetovë, Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar, Strugë, Çashkë, apo edhe në Çair.

Ndërkohë,pritet që edhe Studeniçani të drejtohet nga Azem Sadiku i Partisë Demokratike Shqiptare edhe gjatë 4 viteve të ardhshme. Marrëveshja sipas mediave të Maqedonisë së Veriut, është arritur mëngjesin e kësaj të diele.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?